E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia Qytetare

E lidhur shume ngushte me diplomacine publike dhe te kultures eshte edhe "diplomacia qytetare" Njihet relativisht pak si term, por ka nje rol dhe sidomos perhapje te ndjeshme ne ditet e sotme. Ideatore e saj eshte SHBA dhe Ish - Presidenti Eisenhower. Diplomacia qytetare nenkupton te drejten dhe detyrimin moral te cdo shtetasi te thjeshte per te dhene ndihmesen e tij ne formesimin, nxitjen dhe perhapjen e politikes se jashtme te nje vendi. Keta jane dhe diplomatet qytetare. Ne te dyja rastet, si mikprites se te huajve, turiste apo miq te ndryshem, pronare lokalesh apo hotelesh turistike, sidomos studente, profesore dhe zanatcinj te ndryshem brenda vendit, apo kur jane jashte shtetit per studime, vizita apo konsulta mjekesore, ketyre diplomateve qytetare u bie rasti te marrin pjese ne takime e veprimtari te ndryshme politike, ekonomike, kulturore, e artistike, ata bejne te njohur me fakte dhe argumente rritjet dhe linjat kryesore te politikes se vendeve te tyre si dhe traditat dhe vlerat e shumta, si ne rastin e diplomacise publike dhe kulturore. Sidomos kur vendi i tyre ka arritje te caktuara ne fusha madhore, kjo u " jep krahe" diplomateve qytetare. Mendoni sa lirshem e ndjen veten, si te gjithe ne edhe " diplomati yne qytetar" kur pyetet dhe pohon se, " po jemi ne NATO dhe ne 'paradhomen' e BE-se, jemi me demokracite perendimore, se komunizmi i takon se kaluares, se me te gjithe vendet, pavaresisht nga dallimet ne qendrime per ceshtje te caktuara kemi marredhenie miqesore, se kemi keto dhe ato vlera e tradita, si bashkejetesen shembullore fetare, se i kemi dhene botes artiste dhe personalitete te medha, etj"! Gjithashtu, roli i kesaj diplomacie bie me shume ne sy sidomos ne kushtet kur ndermjet vendeve nuk ka marredhenie diplomatike ose marredhenie te tjera edhe per shkaqe objektive, kur ka moskuptim te vlerave dhe traditave qytetare qe cojne ne mungese tolerance dhe ferkime te ndryshme, ksenofobi, etj. Ne vartesi te horizontit dhe kultures se tyre, aftesive komunikuese edhe ne gjuhe te huaj, per te cilen gjithsesi shqiptaret dallohen roli i tyre eshte i madh per krijimin dhe perhapjen e nje imazhi sa me pozitiv dhe krijimin e simpatise per vendin e tyre. Ashtu sikurse ky rol mund te jete negativ ne rastet kur pohimet, sjelljet apo dhe qendrimet e tyre i kundervihen qendrimeve zyrtare apo nepermjet veprimeve te padenja qe ndikojne negativisht ne imazhin e vendit te tyre. Dhe, fatkeqesisht, ne boten e sotme te medias dhe imazhit, eshte me e lehte te perhapet dhe te kapet, sidomos nga rinia, negativja se pozitivja, te prishesh se sa te ndreqesh. Sidoqofte, ne te dyja keto raste del ne pah rendesia qe ka diplomacia qytetare. Si e tille, ajo behet plotesuese dhe mbeshtetese e diplomacise zyrtare dhe publike. Diplomacia Qytetare ka marre zhvillim te madh vitet e fundit, sidomos pas shembjes se komunizmit. Ishte Presidenti i madh amerikan, D. Eisenauer qe me 11 Shtator 1956 themeloi Shoqaten e mirenjohur dhe tipike te diplomacise qytetare " People to People." Ne themel te saj qendronte ideja se marredheniet paqesore ndermjet kombeve realizohen nepermjet marredhenieve te mirekuptimit dhe respektit ndermjet individeve. Kjo shoqate organizon veprimtari dhe vizita te ndersjellta ne vende te ndryshme, forume, takime me studente, qytetare, te rinj, ka dhe nje format te posacem edhe per diplomatet. " People to People" ka filialet e saj aktive ne te gjitha vendet e botes, perfshire dhe Shqiperine, si dhe nje anetaresi ne rritje. Diplomacine qytetare e ushtrojne edhe mjaft grupime dhe shoqata te ngjashme.

Aspekti i dyte i diplomacise qytetare te lidhur ngushte me te paren eshte edhe kujdesi i shtetit per hallet dhe shqetesimet e bashkeqytetareve dhe shtetasve te nje vendi, brenda por sidomos kur ndodhen jashte vendit, duke perfshire edhe Diasporen. Shtetasit e nje vendi, si taksapagues, kane te drejte te kerkojne ndihmen, mbrojtjen dhe nderhyrjen e shtetit te tyre ne raste fatkeqesisht, problemesh apo pengesash te ndryshme. Ne rast te kundert, jo qe nuk do te behet fjale per diplomaci qytetare nga ana e tyre, por do te krijohen probleme shqetesuese dhe jo te pelqyeshme per imazhin. Ketu qendron dhe nje nder misionet e diplomacise zyrtare, qe i jep asaj autoritetin dhe besueshmerine e duhur. Kjo lidhet ne radhe te pare me sektorin konsullor, si pjese perberese e diplomacise tradicionale. Por edhe me sektore te tjere qe mbulojne diasporen, me bashkeqytetaret, diplomacine publike e te kultures, komunitetin e biznesit, konsullatat e nderit, dhe te gjitha shtresat e siperpermendura.

Vec sa siper, funksionimi sa me i mire, madje suksesi i diplomacise qytetare lidhet ngushte edhe me krijimin e kushteve sa me optimale per levizjen e lire te " diplomateve qytetare". Ne kete kontekst, jane tejet te rendesishme, sidomos per vende si i yni dhe publikun ne pergjithesi, marreveshjet per lehtesimin dhe liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian dhe ne pergjithesi me procesin e integrimit Euro-Atlantik ne BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›