PS kërkon rishikimin e votave të qendrave private
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kontestimet
Partia Socialiste ka vijuar akuzat e saj për manipulimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit në zona të veçanta të vendit. Një prej përfaqësuesve kryesorë të PS-së, Namik Dokle, pohoi dje se deformimi i rezultatit të zgjedhjeve ka ardhur si pasojë edhe e vendosjes së qendrave të votimit në ambiente private të militantëve demokratë. Sipas Dokles, votuesit e këtyre qendrave kanë qenë në presion të vazhdueshëm, çka ka kushtëzuar ndjeshëm dhe votimin e tyre. Ai pohoi se kanë qenë plot 92 qendra të tilla, 27 prej të cilave vetëm në Tiranë. Përfaqësuesi i PS-së kujtoi se selia rozë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e ka kundërshtuar fort këtë vendim, por ai ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës në këtë komision. Dokle tha se për këto probleme ka njoftuar edhe OSBE/ODIHR-in. Ai shtoi se PS kërkon që në këto qendra votimi të bëhet rishikimi i të gjitha fletëve të votimit, i listave, i pasaportave dhe kartave të identitetit, për të verifikuar, siç tha Dokle, këtë element të manipulimit të votave në Kamëz dhe gjithë Shqipërinë.
Deklarata
“Komunikojmë me publikun, për një nga teknikat e makinerisë elektorale të Sali Berishës, për manipulim dhe deformim të rezultatit të zgjedhjeve, duke shkelur rëndë parimin për zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta. Është fjala për vendndodhjen e qendrave të votimit”, - tha dje Dokle, në vijim të evidentimit të manipulimeve, sipas tyre të rezultateve zgjedhore apo cenimit të procesit. Kandidati për deputet i PS-së në Tiranë shpjegoi se kodi elektoral e përcaktonte qartë, se qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe VNV-ve, nuk mund të krijohen në ndërtesa që përdoren apo janë në pronësi pjesërisht ose tërësisht të një partie politike apo kandidati ose të afërmve të tij. Nisur nga ky përcaktim i Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste, tha ai, ka denoncuar dhe ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit në 92 raste. “Nga të gjitha këto, vetëm në qarkun e Tiranës ishin 27 qendra votimi në lokale të militantëve apo drejtuesve lokalë të Partisë Demokratike. Shumica e tyre ishin në zonat periferike të Tiranës dhe 19 prej të tyre ishin në ZAZ 56 të Kamzës dhe Bathores. Komisioni i kësaj ZAZ-je, në mbledhjen e tij më datë 14 qershor 2009, me shumicë votash kundërshtoi vendimin nr. 51, datë 8 qershor 2009, të kryetarit të Bashkisë së Kamzës, për vendosjen e qendrave të votimit. Për këtë kundërshtim votoi edhe përfaqësuesi i PR-së, në këtë KZAZ, zoti Zenel Muka, të cilit më pas iu bënë presione dhe kërcënime”, - tha. Por më të keqen, sipas Dokles, e bëri KQZ, më saktë pjesa e detashmentit politik të Sali Berishës, e cila nuk mori në konsideratë këtë ankesë dhe kërkesë të shumicës së komisionit të Zonës Administrative Zgjedhore nr. 56 dhe ashtu siç parashikohej, në këto qendra votimi votimet u bënë me presione të shumta mbi komisionerët dhe votuesit, gjë që deformoi në shumë raste vullnetin real të zgjedhësve.
Ai shtoi se dhe rezultatet zgjedhore tregojnë manipulimet kur në 19 prej këtyre qendrave në Kamzë, rezultati ka qenë -3926 vota, pra plus për PD, ndërkohë që në qendrat e votimit të vendosura në lokale publike, ka qenë një rezultat i ekuilibruar ose në favor të PS-së. “Ne, lidhur me këto probleme, kemi bërë të njohur edhe komunitetin ndërkombëtar, OSBE, vëzhguesit e ODIHR, ku kemi kërkuar që të merren masa, gjë që nuk ka ndodhur, dhe tani do të kërkojmë verifikimin një për një të këtyre qendrave të votimit ku kanë ndodhur manipulime të mënyrave të ndryshme”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009