Ndarja, e papranueshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër ndarjes së Kosovës dhe konsiderojnë që Prishtina dhe Beogradi duhet të bisedojnë sa më shpejt që të jetë e mundshme, jo për statusin, por për çështje praktike.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar të martën se integrimi europian i Serbisë është qëllim strategjik i administratës së Presidentit Barack Obama, por Beogradi vështirë do të arrijë tek anëtarësimi në BE nëse nuk zgjidh çështjet praktike me Kosovën.
Diplomati amerikan do të takohet sot në Prishtinë me Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni.
Gjatë kësaj jave, ai do të vizitojë edhe Beogradin dhe Shkupin.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Gordon ka thënë se “opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, cilido që të jetë, mund të shërbejë si kthesë” që të zgjidhen problemet praktike mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetës për të gjithë qytetarët.
“Mendoj se janë të nevojshme bisedime të reja mes Serbisë dhe Kosovë për çështje praktike. Unë nuk do t’i quaja negociata, sepse Kosova është e pavarur, shtet sovran dhe ajo nuk mund të bisedojë për statusin, por mundet dhe duhet të ketë përpjekje që të zgjidhen çështjet praktike”, ka thënë ai.
Gordon, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA’së me Europën dhe Euroazinë, konsideron se Prishtina dhe Beogradi duhet të bisedojnë drejtpërdrejt dhe se nuk ka arsye të pritet opinioni i GJND’së.
“Bisedimet do të mund të fillonin menjëherë, sepse ky është një proces i dobishëm dhe i nevojshëm, sepse disa çështje kanë mbetur të bllokuara qe një kohë të gjatë. Por, krijohet përshtypja se të dyja palët për njëfarë arsyeje presin opinionin e Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë, atëherë le të jetë ashtu”, ka thënë diplomati amerikan.
I pyetur se a është ndarja territoriale e Kosovës e pranueshme për Washingtonin, Ndihmëssekretari Gordon ka thënë se SHBA’ja nuk e përkrah këtë ide, sepse ajo mund të paraqesë precendent që do të nxiste opinione për ndarje të tjera që nuk është në interes të askujt.
“Ne e njohim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe përfaqësojmë qëndrimin se brenda Kosovës, të gjithë qytetarëve, serbëve dhe pakicave të tjera, duhet t’u garantohet e drejta, me shkallë domethënëse të autonomisë, decentralizimi si parim i rëndësishëm, mbrojtja e objekteve fetare, por të gjitha këto brenda kontekstit të integritetit territorial”, ka thënë Gordon.
Ndërkaq, i pyetur se a do të ishte ndarja e Kosovës e pranueshme nëse shkëmbehet me njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, zyrtari i Departamentit të Shtetit ka thënë se, “askush nuk pret që Serbia të njohë Kosovën”, por për Washingtonin, “ndarja nuk është opsion”.
“Ne do të donim që Serbia të njohë Kosovën, por ndarja e Kosovës nuk është mënyra për të ardhur deri te kjo”, ka theksuar Gordon.
Ai theksoi se “përshtatja territoriale nuk do të jetë kusht” as për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Gordon i hodhi poshtë pohimet se Washingtoni është duke menduar për një Rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në vend të Rezolutës 1244, duke theksuar se Kosova është e pavarur dhe se “SHBA’ja nuk sheh arsye për përpjekje të reja në OKB”.