Në pritje të ftesës
Shefi i diplomacisë spanjolle, Miguel Moratinos ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për formatin e Konferencës së vendeve ballkanike në Sarajevë, por asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka marrë ftesë.
Në konferencën joformale që organizohet sipas modelit Gymnich, Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, por në Sarajevë do të marrë pjesë edhe Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier.
Ministri Hyseni sërish ka përsëritur se është i gatshëm të marrë pjesë në takimin ministror, por në kushte dhe në një format të barabartë me homologët e tij nga rajoni.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, ka deklaruar të martën se autoritetet e Kosovës në asnjë mënyrë nuk mund të përfaqësohen në emër të shtetit të pavarur.
“Kemi marrëveshje të fuqishme me organizatorët e takimit të Sarajevës rreth formatit të pjesëmarrjes eventuale të përfaqësuesit të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre, nëse vendosin të vijnë në Sarajevë, duhet të jetë rreptësisht në përputhje me Rezolutën 1244 dhe në prani të UNMIK’ut, njëjtë si në takimet që janë mbajtur deri më tani”, ka thënë Jeremic, për mediat serbe.
Në Konferencën e Sarajevës do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, SHBA’së, Rusisë dhe Turqisë.
Përmes këtij takimi të përbashkët, BE’ja dëshiron të sigurojë vendet e rajonit se perspektiva e tyre është integrimi në familjen europiane.