Ndarja e punonjësve në spitale për 2012-ën
12/01/2012 Këshilli i Ministrave miratoi numrin e përgjithshëm të punonjësve për të gjitha spitalet në vend
Rritet me 2 % buxheti për spitalet, shpërblime për mjekët që do të punojnë më mirë
Numri i punonjësve në spitale nuk do të pësojë ndryshime krahasuar me atë të vitit të shkuar, çka do të thotë se nuk do të ketë shkurtime. Krahas detajimeve të bëra nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore për kontratat e reja me spitalet gjatë vitit 2012, Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë ditës së djeshme vendimin, në të cilin detajohet numri i plotë i punonjësve që do të vijojë ofrimin e kujdesit mjekësor ndaj qytetarëve për të gjitha rrethet e vendit. Në ndryshim nga një vit më parë, shpërndarja e personelit në pjesën dërrmuese të spitaleve është riorganizuar në varësi të shërbimeve që këto të fundit do të ofrojnë, duke shmangur në këtë mënyrë qëndrimet abuzive apo mosplotësimet e nevojave për specialistë në zona të caktuara.
Ndarja e plotë
Numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve do të kapërcejë shifrën mbi 11888 punonjësve, duke siguruar lidhjen e kontratave të reja ndërmjet tyre e spitalit. E cilësuar si qendra më e madhe spitalore në vend, QSUT-ja edhe për këtë vit jo vetëm do të ketë numrin më të lartë të punonjësve, përkatësisht me 2685 persona, por do të thithë edhe më shumë fonde për shkak të shumëllojshmërisë së shërbimeve që do të ofrojë. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar numrin e plotë të punonjësve të miratuar për të gjitha spitalet në vend. Më tej vendimi bën një ndaje më të saktë të buxhetit për shërbimet spitalore për vitin 2012, si dhe përcakton me hollësi formën e llogaritjes së shpenzimeve. “Spitalet janë të detyruara të llogaritin shpenzimet faktike të çdo shërbimi në përputhje me standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet mujore dhe progresive raportohen nga spitalet në ISKSH, që bën monitorimin e tyre”, - thuhet në vendimin e miratuar dje mbi vendimin për financimin e shërbimeve spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimit shëndetësor.
Shpërblimet në paga sipas punës
Aktualisht ka përfunduar hartimi i kontratave të reja ndërmjet ISKSH-së dhe spitaleve, në të cilat janë identifikuar një sërë ndryshimesh, që kanë të bëjnë jo vetëm mbi mënyrën e dhënies së shërbimeve, por dhe formës së si stafet mjekësore do të shpërblehen. Në këto kushte, përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve do t’i lejojë këto të fundit që të përfitojnë bonuse në bazë të cilësisë dhe kujdesit të ofruar ndaj pacientit, duke parashikuar një rritje të fondeve për spitalet me 2 për qind më shumë. Këto ndryshime, të reflektuara në kontratën e re, do të sjellin përmirësim cilësor në dhënien e shërbimit, planifikimin dhe administrimin me sa më shumë efikasitet të barnave, përmirësim në shkëmbim të informacionit, forcim të rolit të kontrollit nëpërmjet zbatimit të sanksioneve. Në mënyrën e financimit është lidhur dhënia e shpërblimit (bonuseve) nga të ardhurat dytësore me kufijtë e vendosur për realizimin e indikatorëve të performancës. Kjo e fundit përcakton rritjen e pagave, apo siç njihen ndryshe dhënien e bonuseve për të gjithë mjekët e spitalet që do të ofrojnë kujdesin më cilësor ndaj pacientëve. Prej disa vjetësh kjo skemë është zbatuar me efikasitet në poliklinikat e lagjeve, mjekët e të cilave çdo gjashtë muaj kanë përfituar shpërblime në varësi të punës së bërë dhe plotësimit të treguesve të përcaktuar.
Ne lidhje me penalitetet (gjobat) është bërë përmirësim në detajimin e shkeljeve dhe klasifikimin e kushteve penale përkatëse që kanë të bëjnë me gjoba në rastet e mosvendojes së sakte të diagnozës klinike, mosplotesim të epikrizes së shtrimit në të gjitha rubrikat, mosmbyllje
dhe mosdorëzim në kohe të kartelës mjekësore
Numri i punonjësve në spitale do jetë si më poshtë
QSUT 2685 Berat 415
Delvinë 32 Bulqizë 108
Devoll 54 Fier 530
Dibër 389 Elbasan 661
Gjirokastër 242 Gramsh 169
Kolonjë 142 Korçë 609
Kuçovë 78 Kukës 325
Krujë 192 Laç 101
Lushnjë 315 Malësi e Madhe 17
Librazhd 219 Lushnjë 315
Has 43 Kavajë 170
Malësi e Madhe 17 Mallakastër 40
Lezhë 278 Mat 216
Përmet 134 Pogradec 263
Mirditë 221 Peqin 30
Pukë 167 Sarandë 202
Skrapar 146 Shkodër 807
Tropojë 168 Vlorë 587
Tepelenë 175 Sanatoriumi 299
Materniteti numër Një 1 378 Materniteti numër Dy .2 281