E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takime me qytetarët dhe mbështetësit në Tropojë

12/01/2012  21-vjetori i PD-së

Në kuadër të aktiviteteve të organizuar me rastin 21-vjetorit të themelimit të PD-së në të gjitha rrethet e vendit, Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli, është ndalur në Tropojë. Ajo ka zhvilluar takime me qytetarë, mbështetës dhe drejtues të kësaj force politike në Tropojë. Në fjalën e saj Topalli falënderoi themeluesit e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratët, që 21 vjet më parë besuan se Shqipëria mund të bëhej ndryshe. “Me këtë rast dua të falënderoj themeluesit e Partisë Demokratike. Dua të falënderoj të gjithë anëtarësinë, demokratë e demokrate, që 21 vjet më parë besuan se Shqipëria mund të bëhej ndryshe. Ata besuan te liria. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë strukturën e Partisë Demokratike, por dhe të gjithë qytetarët e Tropojës, burra dhe gra, për periudhën e vështirë të ’97-s dhe pas ’97-s. Mbi të gjitha dua të përulem me nderim dhe respekt përpara këtij flamuri, që ne e mbajtëm dhe e ngritëm lart për shekuj, por edhe flamurit të partisë sonë, që na bëri të ndihemi të lire”, - u shpreh Topalli. Në ceremoninë e zhvilluar drejtues të strukturave të PD-së në Tropojë e deputetët e mazhorancës kujtuan ditët e vështira të themelimit të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›