Itali, shqiptari vret bashkëshorten. Dorëzohet në polici
Një dyzet e pesë vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe më pas është dorëzuar në polici. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Teramos në Itali. Shkëlqim Koni ka vrarë më një thikë kuzhine të shoqen Rudina, 33 vjec, pasi e goditi disa herë në grykë dhe qafë. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Në momentin e vrasjes, në banesë kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët ndodheshin në gjumë.
Pas kryerjes së krimit, Koni lajmëroi policinë, por në momentin e
mbërritjes së tyre dhe të mjekëve të urgjencës gruaja kishte vdekur.
Fëmijët i janë bësuar përkohësisht të afërmve të tyre, ndërsa mësohet se
viktima dhe autori i krimit ndodheshin prej vitesh në Itali dhe kishin
dokumenta të rregullta qëndrimi.
< I mëparshmi