E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ja si u vra Gjon Pacuku"

Tirane - Vrasje e Gjon Pacukut 8 vite me pare ne SMT nga banda e Mirdites eshte rindertuar dje ne Gjykate te Krimeve te Renda. Bardhok Jaku, nje prej efektivave te policise Mirdite, ku mbeti i plagosur diten e grabitjes ka deshmuar dje para turpit gjykues ngjarjen e 28 qershorit te viti 2000. Ai ka treguar momentet ne te cilet eshte lajmeruar per grabitjen tek parkingu, priten qe i zune dhe vdekjen ne duart te tij, te kolegut Paucuku. "Ora ishte 02"00 e mengjesit te dates 28 qershor te vitit 2000. ne ato momente na lajmeruan ne radio se po grabitej parkingu ne SMT. Ne makine ishte edhe Gjon Pacuku", ka nisur te rrefeje dje perpara trupit gjykues te Gjykates se Krimeve te Rend, te kryesuar nga ana e gjyqtarit Bardhyl Dhama, deshmitari Jaku. Sipas tij sapo kane arritur ne vendngjarje kane zbritur nga makina, pasi nuk kishin menduar se grabitesit ishin nje bande e vertete. Gjate deshmise se dhene nga ana e tij perpara gjykates, efektivi ka bere me dije se ne ato momente kane pare nje person te maskuar, i cili ju ka hedhur nje granate. "Mbaj mend qe nje nga koleget e mia ka qelluar kater here per ta parandaluar personin e maskuar qe te mos qellonte, por ai e hodhi granaten", ka vazhduar Jaku. Me pas mesohet se personi i maskuar ishte larguar me vrap, te njejten gje kishin bere edhe efektivat e komisariatit Mirdite. Por gjate momentit qe ata ishin duke vrapuar, mbi ta eshte qelluar me bresheri automatiku. "Ne ato momente une kam marre dy plumba nje ne shpatull dhe nje ne kembe. Gjoni ka qene afer kur ka shperthyer granata. Kam degjuar ne ato momente qe "jam plagos, jam plagos". Kam shkuar menjehere aty. Ai nuk foli me", ka vazhduar deshmitari. Sipas tij, menjehere jane larguar me fugon policie, i cili i kishte tre gomat e shpuara, per ne spital, por Gjoni Pacuku ka mberritur i vdekur ne spital.

Te pandehurit te cilit ishin te pranishem ne seance nuk kane reaguar fare gjate momentit te deklarimit te deshmitarit. Seanca e radhes eshte per t'u thirrur per te deshmuar deshmitare te tjere te akuzes. Te pandehurit e kesaj ceshtjeje jane Dritan Ndoi (Syziu), Nikoll Syziu, Bardhok Syziu, Tom Syziu, Tom Gjoka, dhe Arjan Reci.

Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe akuzave te ngritura per banden e Mirdites te kryesuar nga Nikolle Syziu, veprimtaria kriminale e saj shtrihej prej fundit te vitit 1996 deri ne vitin 2002 e ku nder me te rendat permendet vrasja e punonjesit te policise te komisariatit te Mirdites, Gjon Pacuku dhe plagosjen e rende te tre efektivave te tjere policore te po ketij komisariati: Nikoll Marku, Bardhok Jaku, Ndue Cupi. Dosja penale e kesaj ngjarje ka qene "pa autor", deri me 5 korrik 2007, kur Prokuroria e Krimeve te Renda regjistroi ne hetim procedimin penal dhe rifilloi hetimet, duke zbuluar prova e deshmi te reja qe tregonin autoret dhe motivet e krimit te tete viteve me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›