E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangosja e te dyshuarve si anetare te bandes

TIRANE - Operacioni "Shkopeti", qe vuri ne pranga te ashtuquajturit anetare te "Bandes se Mirdites", eshte realizuar ne muajin qershor te vitit 2007, ne zonen e Mirdites dhe ne Fier. Fillimisht u vune ne pranga Dritan Ndoi (Syziu), Nikolle Syziu, Bardhok Syziu, Tom Syziu, Tom Gjoka e Arjan Reci, te dyshuar ai anetare te bandes dhe nga aksioni i pare shpetoi kreu i saj, Nikolle Syziu. Ky u ndalua pas nje operacioni te dyte, gjate muajit gusht dhe u vu nen akuze, se bashku me shoket e tij. Mes te ndaluarve eshte edhe Arjan Reci, i penduari i drejtesise, i cili mesohet se ka rrefyer perfshirjen e grupit ne grabitje te ndryshme dhe ngjarjen e vitit 2000 ne Rreshen, ku mbeti i vrare edhe polici Gjon Pacuku. Kater prej te dyshuarve nuk i kane pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›