E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku me gomone, burg Hajdinit

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka vleresuar dje masen e sigurise "arrest me burg" 42 vjecarit te akuzuar per trafikun e 40 klandestineve me gomone drejt Italise me 11 janar te ketij viti. Dilaver Hajdini eshte njohur dje me akuzen qe rendon mbi te, si dhe me masen e sigurise te vendosur ne mungese, nga ana e gjykates disa dite me pare. 42 vjecari nuk ka pranuar te jape shpjegime para gjykates, ndersa mbrojtja e tij ka kerkuar nje mase sigurie me te bute sesa ajo e vendosur nga ana e gjykates, ne mungese. Perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykates te lere ne fuqi masen e sigurise te vendosur muaj me pare ne mungese, pasi ndaj te pandehurit ka prova bindese qe ka trafikuar klandestine ne drejtim te shtetit fqinj. Gjykata pasi eshte konsultuar ne vend, ka lene ne fuqi masen e sigurise te vendosur ne mungese, ne ngarkim te 42 vjecarit Hajdini. Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda i pandehuri ne bashkepunim edhe me shtetasit Paulin Markaj, 42 vjec, Ardian Gjeloshi, 36 vjec, Pjeter Tusha, 47 vjec, Altin Gjeloshi, 23 vjec, dhe Ndrek Preci, 45 vjec, kane tentuar te trafikojne kundrejt pageses 3500 euro, nga plazhi i Patokut ne Lezhe, 40 persona ne drejtim te Italise. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, organizatoret kane bere grumbullimin e klandestineve rreth ores 18:50 te 11 janarit te ketij viti, kurse nisja drejt Italise eshte kryer rreth ores 23:00 po te asaj mbremjeje. Te pandehurit pasi kane vene re se kane qene duke u ndjekur nga policia Italiane kane hedhur klandestinet ne brigjet e Tales ne Lezhe, ndersa ata jane kthyer mbrapsht me gomonen. Efektivat e policise te cilet kane qene ne ane te bregdetit ne saje te operacionit te koduar "Rrjeta e Hekurt" arriten te vene ne pranga pese prej te dyshuarve si organizatore te ketij trafiku te klandestineve, ndersa i pandehuri Dilaver Hajdini arritur t'i shpetonte prangave. Ndaj tij, Gjykata e Krimeve te Renda kishte vendosur nje mase sigurie ne mungese. Prokuroria disponon ne cilesine e pronave materiale gomonen me dy motore, me nga 500 kuaj fuqi, 11 metra e gjate, me ngjyre te bardhe, nente celulare, 48 bidone, gjashte prej tyre jane perdorur per mbushjen me karburant te mjetit lundrues. Po ashtu gjate keshtu jane bllokuar 7 automjete te cilat jane perdorur nga te dyshuarit si trafikante dhe 2 mije euro. R.Caushaj

Te pandehurit kishin disa dite nen hetim

Prokuroria e Krimeve te Renda kishte disa dite qe kishte rene ne gjurme te trafikut, ndersa kishte mbajtur nen pergjim te pandehurit. Keshtu ne momentin qe klandestinet kishin hipur ne gomone rreth ores 23 :00 policia e Lezhes ne bashkepunim edhe me Guardia Di Finanza realizuan edhe arrestimin e te pandehurve. Mesohet se organizimi i ketij trafiku kishte mese nje muaj qe kishte nisur, pasi kishte filluar edhe mbledhja e klandestineve neper rrethet e ndryshme. Te pandehurit jane detyruar te kthehen mbrapsht pasi kane pare efektiva policie. Por sapo kane mberritur ne bregdetin e Tales, blute kane arritur te kapin klandestinet si dhe autoret pergjegjes te ketij trafiku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›