"Ndarja s'eshte e s'do te jete zgjidhje"
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, i cili mberriti dje ne Prishtine, deklaroi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin plotesisht sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosoves. "Nuk besoj qe ndarja eshte pjese e zgjidhjes tani apo ne te ardhmen. Shtetet e Bashkuara mbeshtesin integritetin territorial te Kosoves", ka thene sekretari amerikan i Mbrojtjes gjate qendrimit ne Kosove. Gjate bisedave te zhvilluara me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe ministrin e Forces se Sigurise, Fehmi Mujota, shefi i Pentagonit tha se eshte diskutuar edhe ruajtja e nivelit te tanishem te pranise se forcave amerikane ne Kosove. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, ka terhequr verejtjen ne Prishtine, se ndarja e Kosoves nuk eshte pjese e zgjidhjes tani dhe nuk mund te jete as ne te ardhmen. Ai i beri keto komente ne Aeroportin e Prishtines, pas takimit qe ka zhvilluar me autoritetet me te larta qendrore ne Kosove. "Do te them se nuk besoj qe ndarja eshte pjese e zgjidhjes tani apo ne te ardhmen. Shtetet e Bashkuara mbeshtesin integritetin territorial te Kosoves", ka thene Gejts, duke e ritheksuar perkushtimin e Shteteve te Bashkuara per te gjithe qytetaret e Kosoves. "E ritheksoj zotimin qe presidenti Bush i ka dhene ketyre njerezve te ketij rajoni dhe partnereve tane ne NATO, se kemi hyre bashke dhe do te dalim bashke. Natyrisht, te gjithe jemi duke pritur diten kur, sic ka thene presidenti Bush, paqja te jete e veteqendrueshme ketu", tha sekretari amerikan i Mbrojtjes. Pervec urimeve qe ua ka percjelle lidereve te shtetit me te ri ne bote, vizita e tij ne Kosove ka edhe nje synim tjeter. "Dua t'i falenderoj trupat tona qe veprojne ketu. Shpeshhere degjojme per zbarkimet qe ndodhin ne pjese te ndryshme te botes, por dua personalisht t'ua bej te ditur pjesetareve te KFOR-it se nuk jane te harruar", sqaroi zyrtari i larte amerikan, duke e cilesuar misionin e tyre si thelbesor, gje e cila, sic tha ai, eshte bere jashtezakonisht e qarte edhe ne takimet e sotme. "Per shkak te perkushtimit dhe profesionalizmit te trupave tona, KFOR-i mbetet institucioni me i respektueshem dhe me i besueshem", tha sekretari amerikan i Mbrojtjes. Ai ka shprehur edhe mbeshtetjen e qeverise amerikane per te ndihmuar ne themelimin e Forces se Sigurise se Kosoves, duke ofruar sherbime, pajisje dhe trajnim per te. "Presim krijimin e nje force te perzier dhe profesionale te sigurise, me nje mbikeqyrje civile", ka thene shefi i Pentagonit.