"Femijet e tij" deshton procesi, gjyqtaret perzihen nga gjykata
Tirane - Trupi gjykues i dy britanikeve te akuzuar per "marredhenie homoseksuale me te mitur" nuk jane lejuar dje zhvillojne procesin gjyqesor ne Gjykaten e Tiranes. Justifikimi ka qene se jane larguar nga kjo godine dhe nuk kane me pune te paraqiten per te zhvilluar gjyqe serish ne keto salla gjyqi. Mirepo, zhvillimi i ketij gjyqi ishte lene ne kete godine pasi vetem aty mundesohej lidhja me videokonference, pasi ne godinen ku tani ndodhen gjyqtaret penaliste te Gjykates se Tiranes eshte ende si nje kantier ndertimi, ku nuk mund te futen makinat dhe te instalohen makinat levizese te Televizionit Shqiptar. Per kete arsye, mesohet se gjyqtaret kishin vendosur qe ta zhvillonin procesin gjyqesor ne ate gjykate, ne menyre te tille qe te behej e mundur edhe pyetja e te miturve. Por, vetem dy dite te larguar nga Gjykata e Tiranes per ne ate ku me pare kishin qene Krimet e Renda, tre gjyqtaret, dy prokuroret e ceshtjes, avokatet, psikologia, dy te pandehurit, perkthyesi dhe dy femijet e mitur qe pritej te deshmonin, nuk jane lejuar te vijojne seancen nga kancelari i gjykates, Ilir Sauli, duke u kthyer mbas, per ne gjykaten tjeter ku jane vendosur pas urdhrit te ministrit. Pamundesia e hyrjes makines levizese pasi ne oborrin e gjykates, pasi po punohet per ndertimin e nje tuneli te nendheshem qe do lidhe burgun 313-te me Gjykaten e re te Krimeve te Renda, eshte shtyre procesi gjyqesor per nje date te radhes. Sipas burimeve nga gjykata si kancelari, ashtu dhe kryetari i gjykates kishin dijeni mbi gjendjen ne te cilen eshte gjykata dhe pamundesine e per te zhvilluar procesin gjyqesor ne kete gjykate. Por keta te fundit nuk kane lejuar gjyqtaret qe te zhvillojne procesin normalisht ne Gjykaten e Tiranes, atje ku vetem disa dite me pare keta gjyqtare realizonin gjyqet e tyre.
Te pandehurit akuzohen per abuzime me te miturit
Dy te pandehurit Dino Christodouli si dhe Robin Arnold akuzohen nga Prokuroria e Tiranes se kane abuzuar seksualisht me te mitur, te cilet jetonin ne qendren "Femijet e tij". Vete te miturit jane deshmitaret kryesore te ketij procesi te cilet, do te tregojne momentet e tmerrshme te perjetuara nga ta per disa vite me radhe. Ne seancen e radhes do te pyeten disa femije te akuzuar nga te pandehurit