Bum vjedhjesh ne kryeqytet, policia prangos disa te dyshuar
TIRANE - Disa vjedhje te ndodhur ne kryeqytet ditet e fundit jane zbuluar nga policia, nderkohe qe ka vene ne pranga te dyshuarit per to. Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit, kane bere te ditur dje, se specialiste te Seksionit kunder Vjedhjeve te Tjera, kane mundesuar identifikimin dhe venien ne pranga te tre te dyshuarve si autore te vjedhjeve, te ndodhura ne Tirane, gjate 24 oreve te fundit. Sipas burimeve te policise, pas nje pune hetimore te kryer nga strukturat perkatese, u be i mundur ndalimi dhe me pas lenia te lira per shkak te moshes, i dy minoreneve 11-vjecare, lindur dhe banuese ne Tirane per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim, bene te ditur burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Tiranes. Sipas tyre, mbremjen e dy diteve me pare, ne nje banese ne Rrugen "Mihal Grameno" ne Tirane, jane marre dy canta me sende te ndryshme kozmetike dhe shuma prej 19 mije lekesh, ku autore te ngjarjes, dyshohen te jene dy minorenet O. T., dhe M. A., nga 11 vjec. Policia tha se, dy te miturat po hetohen nga institucioni i akuzes per vepren penale te "vjedhjes se kryer ne bashkepunim". Po dje efektivet e Komisariatit numer 3, ne Tirane, ka vene ne pranga, Vilson Bungan, 19 vjec, lindur ne Burrel dhe banues ne Selite, i denuar dy here me pare per "vjedhje, ne bashkepunim". Sipas burimeve, arrestimi i tij u be, pasi Prokuroria e Tiranes ka leshuar urdhrin e ndalimit, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve te disa pikave te basteve kryera ne bashkepunim me nje bashkemoshatar. Gjate dites se djeshme, jane zbuluar dhe dy vjedhje te tjera, e nje banese dhe nje lokali te ndodhur ne Kamze. Per vjedhjen e lokalit ne Kamze, dyshohet se autor eshte Haxhi Rezi, 22 vjec, i cili gjendet i arrestuar nga policia per te njejen akuze. Gjithashtu per vjedhjen e nje banese pak dite me pare, rezulton te jete i dyshuar si autor Arjan Lana, 22 vjec, banues ne Shullaz, Kurbin. Ky ndodhet i prangosur ne Policine e Lacit, per akuzen e "vjedhjes me arme".
Policia, hajdutet me te shumte te mitur
Seksionet e posacme te krijuara ne Policine e Tiranes, kane bere te mundur identifikimin, kapjen dhe dokumentimin ligjor te autoreve, kryesisht me tendence vjedhjet. Per zbardhjen teresisht te autoreve te ketyre vjedhjeve eshte duke u hetuar dhe nga Prokuroria. Pas punes hetuese, konstatohet se autoret e ketyre vjedhjeve jane kryesisht te mitur. Vetem gjate dy diteve strukturat e saj, bene te mundur arrestimin e disa personave me tendence kryesisht vjedhjen.
A. Cena