"Babai im i semure mendor"
Tirane- Gjykata e Tiranes ka urdheruar dje nje 43 vjecar te mos "shkele" ne dhomen e prinderve te tij, per gjashte muaj rresht. Ky ka qeve vendimi i dhene nga gjykatesi i gatshem Altin Abdiu per 43 vjecarin Sabri Tusha, i cili dyshohet se ka rrahur prinderit i tij disa dite me pare. Perpara gjykates i pandehuri ka bere me dije se ai nuk i kishte rrahuar asnjehere prinderit i tij, sic pretendon i ati ne kallezimin penal te depozituar ne komisariat. 43 vjecari ka sqaruar se i ati i tij ishte 80 vjec dhe kishte probleme mendore. Sipas deklarates te dhene dje perpara gjykates Tusha ka bere me dije se ai nuk i ka dhunuar asnjehere prinderit, por ato ishin vetem genjeshtra se te atit te tij. I pandehuri ka shpjeguar dje gjykatesin e gatshem se ai vertet kishte pasur probleme ekonomike, sic edhe pretendonte i ati i tij ne kallezim, por qe nuk kishte arritur asnjehere ne momente te tilla dhune. Por nga ana tjeter i moshuari sipas perfaqesuesit te akuzes ne kallezimin penal te depozituar pak dite me pare ne komisariatin nr.4 Tirane, bente me dije se djali i tij, kishte hyre ne dhomen ku jetonte me bashkeshorten dhe kishte tentuar t'i mbyste si dhe i kishte rrahuar. Mesohet se 43 vjecari ishte denoncuar disa here nga i ati i tij per dhune te ushtruar ndaj tyre. madje sipas verifikimeve te kryera nga prokuroria ka rezultuar se ndaj Tushes, Gjykata e Tiranes me daten 11 korrik te ketij viti me urdhrin numer 6556, detyronte te pandehurin qe per periudhen 3 mujore te mos hynte ne dhomen ku jetonin prinderit e tij. por nga hetimet ka rezultuar se i pande4huri vetem nje jave pasi mbaronte afati i percaktuar nga ana e gjykates dyshohet te kete hyre ne dhomen e prinderve te tij dhe me pas ka ushtruar dhune ndaj tyre. I pandehuri eshte paditur serish ne Sektorin e Mbrojtjes ndaj Dhunes Kunder Familjes. Sipas prokurorise i pandehuri akuzohet per vepren penale te "veprimeve ne kundershtim me vendimet e gjykates". Duke marre parasysh se i pandehuri nuk kishte kryer nje veper panel e cila mund te conte ne mbajtjen e tij ne qeli, prokurori i ka kerkuar gjykates caktimin e urdherimit te mbrojtjes deri ne gjashte muaj ndaj prinderve te Tushes.