E Diel, 1 Nëntor 2026

"Djalin e kam denoncuar disa here"

I ati i Markeljan Cungut, ka mohuar te jete bashkepunetor i te birit, apo te kete pasur dijeni ne vjedhjet e kryera prej tij. Dje gjate caktimit te mases se sigurise, Petrit Cungu 35 vjec ka bere me dije se ka qene ai qe ka kallezuar penalisht te birin ne polici. Perpara gjykatesit te gatshem Altin Abdiu, 35 vjecari ka deklaruar se i biri e kishte blere makinen qe kishte derguar ne servis per te rregulluar, ndersa ishte dhe i pafajshem. Ai i ka kerkuar gjykates qe ta lere te lire, pasi nuk ka gisht ne vjedhjet e kryera nga djali i tij. Por perballe pretendimeve te Cungut, perfaqesuesi i prokurorise i ka bere me dije gjykates, se djali i te pandehurit, Markelja Cungu ka vjedhur nje makine tip "Volksvagen Golf 4", pa targa. Me pas ai e ka perplasur makinen duke i demtuar nje pjese te saj. Makinen, i mituri e kishte derguar ne nje servis per ta rregulluar. Te nesermen per te marre makinen ka shkuar i ati i tij, i pandehuri Petrit Cungu i cili duhet te paguante shumen prej 10 mije lekesh per riparimin e demit. Sipas akuzes i pandehuri nuk kishte te holla me vete dhe i ka lene punonjesit te servisit nje patente, ku me pas i biri i tij, do ta merrte dhe do te shlyente borxhin. Me pas eshte zbuluar edhe pronari i ri i makines, ku sipas hetimeve e ka shitur ate ne vleren prej 1.5 milion leke. Gjykata ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" ndaj Petrit Cungut nen akuzen e "shtyrjes se te miturit ne krim" R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›