Ndër-ndryshjet
Boris BILETIÈ (Kroaci)
Në skajin
E gurit të anërrugës
E dëbortë dhe shtatëzënë përgjumur
- Madona
As drithëruar
Gjakftohtësisë
Të peisazhit në shi
Klepsidra
Nën kupë dikush në pritje
Të numërimit të mjegullës prej lart
Pas grimcave përmbytja vdekëruese
Harkor, vijëz, harkor
Askund shpërthim të magmës vezullitëse
Pikë-pika-pika-pikë
Dhe derdhja e kohës
Nën lëkurë baltovina rrëshqet
Dikush orën e ujit rrotullon
Zemër e çiltër
Përbri ujit të rrëmbyer, gjithçka lëviz në të kundërt
Shenja e saj e fshehtë, braktis ngjyrat dhe tingullin dehës
Më pushton dhe rritet dëshira e vetvrasësit
I cili sipas gjuhës së vet hesht gjatë me buzëqeshje
Ndërsa lëkura ime e gurëzuar sikur po mbledh pluhur
Përktheu Fatmis S. Baçi
29 Shtator 2008