E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grumbullimi i dy librave



Tanja BAKIÈ
(Mali i Zi)

* * *
Ogurzi veç i pamëkatë
Mendimi kumbues
Dritë zanafille

Më i plotë në agim
Më i vogël në mbrëmje
Lart mbi kërthizë
Gjer thellë po shkon
Vetmia

E duke parë tufën
Rritur me ujërat
Shkonte heshtur dhe ngadalë

Lëvozhgën e arrës
Gjer në strehëzën e fundit
E kishte me vete

Mister i pashoq
Në llumin e verës
Regëtin.

* * *
I etur dhe këlthitës emri im
Prej toke buron uji

Jam dhimbja e vetvetes
Përmes së cilës tashmë kam shkuar

Pa shih se si bari
Poshtë
Po treten farat

Atje poshtë prehet ai
Atje ku dikur ish qielli

Atje poshtë rri shtrirë dhe unë
Që e nesërmja
Të jetë Diell.

Përktheu Silvana Leka

29 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›