Një fëmijë
Claudia KEELAN (USA)
*******
(një fëmijë)
Ajo ecte vetëm.
(në qosh) (u mundova të kaloj)
(përmes) (rojave turmës) (së qetë)
(u përpoqa të ngjishesha) (e kalova atë)
(ata ngritën) (bajonetat e tij) (dhe ata ngritën)
(bajonetat e saj) (dikush bërtiste linçim)
dhe e linçuan) (e hoqën zvarrë për tek etj.)
(dega m’u duk e sigurtë) (një zonjë e bardhë)
(shumë e hijshme) (më vuri në autobus) (një burrë i bardhë)
(më përkëdheli) (më ngriti) (më tha mos i lër
(të shohin se po qan.)
Por kjo prapë nuk e shpjegon
pse mori formën e rezistencës
pasive që mori
(u mundova të tkurresha) (kalova)
Folëm rreth kësaj në Indi
dhe në Afrikë por lëvizja amerikane ishte –
e paparashikuar, natyrore, fetare. E mbaruar.
(Dhe ai ngriti të vetën) (Dhe ata ngritën të tyret)
*******
Nuk kam filluar të mos besoj
në një qendër të vetes
a të qytetit por të mendoj
ta bëj një apo ta gjej
një apo vetëm ta gjej
një teksa bëhet.
Çfarë unë dashuroj
e lashë tek këndonte
në galerinë e studentëve,
ashensori ngjitej
tej muzikës dhe unë vijova
ta dëgjoja gjersa dola
në një tjetër vend.
Ti që pjesëtohesh në nota
ti fërshëlleje midis skulpturave
të këqija ndërsa unë –
këmbë që ecnin një korridori. Këngë e harruar
dhe ngjitja e ashensorit
tutje asaj që ju u bëtë – vetëm një pikë
jo fikse por një pikë – jo kurrë
një vend për t’u kthyer.
Kjo zbritje e shpejtë e qytetit
drejt Misisipit pa krahasim
me diçka që ka lidhje me ne,
siç ura nuk mund të jetë
një liri që zgjatet kah perëndimi
prej qytetit të dy mbretërve të vdekur
ku natën e shkuar dielli
ra në lumë dhe përhapi
dritën e tij përpara
se të ikte tutje…
Përktheu Paris Teferiçi
29 Shtator 2008