E Diel, 1 Nëntor 2026

Net në mediumin e fitimtarit



Ron WINKLER (Gjermani)

kur nuk mund të flemë, numërojmë
urgjencat që parakalojnë transportet e të sëmurëve,
ku ne ndodhemi brenda.

kur nuk mund të flemë, ndriçojmë të tillë
sikur errësira të ishte dritë.

kur nuk mund të flemë, numërojmë ata
që nuk mund të flenë.

kur nuk mund të flemë, ngrihemi që të formësojmë
në mënyrë të kultivuar këtë moment,
ndoshta si Heidegger-si sygropë.

kur nuk mund të flemë, vëzhgojmë
policinë lokale gogësitëse të trupave tanë gogësitës gjatë leximeve gogësitës,
lajmeve interesante të pallatit sa për gogësitje, rregullores gogësitëse të punës.

kur nuk mund të flemë, atëherë recitojmë dy tre
katër rreshta të dy tre poezive që dimë.

kur nuk mund të flemë jemi barka të vogla Potemkin.

kjo kohë - qen i bardhë

kjo mund të na besohej: qarkullimi i pushit në cep
të lopëve shembull. Udha jonë një U kromozomatike,
që ushtonte butë.

shtrembërimi i lehtë
nga puna (ngarkesë anijesh)
ndodhi në një sipërfaqe të tillë referuese.

dhe në godina
si grataçiela të shkruara me të vogël
për të cilat përkujdeseshim.

i ngjyrosnim me mitralozë
boja si breshëri uji në formë
mangrovesh të lëngshme.

dhe bëmë për tutje.
një ose dy andralla më tej.
bëmë gati valixhet.
profesionaliteti në këtë pikë ishte gati terrorizëm.

Përktheu Lindita Arapi

29 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›