Ndërhynë për të liruar një të burgosur për vrasje, tre nën akuzë

Dosja në gjykatë për gjykim është dërguar për Agron Lumeshi, lindur ne B. Curri dhe banues në Kamëz, Tiranë, Enard Lushakaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, si dhe Renato Mellaraj, lindur në Fier dhe banues në Fier.
Në bazë të veprimeve hetimore me mjete speciale të hetimit, duke realizuar përgjime telefonike, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasje.
Çështja ndaj shtetasit Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, kish vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe kish plagosur shtetasin Sravri Lalo, ish gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 02.02.2009, dhe nga Gjykata e Apelit Durrës më datë 21.04.2010, të cilat e deklarojnë fajtor. Kundër këtij vendimi, i dënuari ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë ku është regjistruar çështja.
Gjykata e Lartë në janar 2011 ka vendosur kalimin për gjykim të rekursit të të dënuarit Vilson Mellaraj. Nga veprimet hetimore me mjete speciale të hetimit, rezulton se shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, interesohen te të njohurit e tyre për të mbledhur shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat duhet t’i paguanin për të zgjidhur çështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë./Start/
2012-02-06 10:35