E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderhyri ne te dhenat kompjuterike arrestohet 18 vjecari

Policia e Tiranës ka arrestuar 18 vjeçarin Jurgen Masati për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe hyrje të paautorizuar kompjuterike. Operacioni i koduar “AHG u realizua nga shërbimet e Seksionit kundër krimeve kompjuterike në Policinë e Kryeqetit.

Kapja dhe ndalimi i tij u be, per ekzekutimin e Vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila ka vendosur masen e sigurise personale “Arrest ne burg ne mungese”, ndaj shtetasit Jurgen Masati.
Nga hetimet e kryera për një periudhë disa mujore rezulton se ky shtetas është anëtar aktiv i grupit “Albania Hacker Group” dhe njihet me emrin e koduar “Zero Ëizard”. Policia e Tiranes ka dërguar materialin procedurial dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar në ngarkim të tij Procedimin Penal ndaj tij.
Anëtaret e grupit “Albania Hacker Group” dyshohet se kanë kryer “sulmin kibernetik” kundër serverave të grupit mediatik “Top Media” (Televizioni Top-Channal, Digitalb, ABC- Neës etj), si dhe “sulmin kibernetik” të një numri të konsiderueshem të faqeve të Ministrive, Shkollave, Portaleve dhe faqe të tjera të shteteve (Serbi dhe Greqi). Gjithashtu sigurimin e kartave të kreditit, të dhënat e të cilave përvetesohen duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarise kriminale të anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal, si dhe vënin përpara përgjegjësisë ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›