E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ky viti i cunamit në arsim

Debati i radhës mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe atyre të Ministrisë së Arsimit këtë herë është shtrirë në përgatitjet e programeve mësimore për të gjithë nxënësit që do të përfundojnë klasat e 9-a për herë të parë. "Po vjen muaji shkurt dhe e kështuquajtura Ministri e Arsimit ende nuk u ka shpërndarë programet e reja mësimore shtëpive botuese. Madje, ajo as nuk i ka miratuar ato! Nga sa duket viti 2009 do të jetë viti i cunamit për arsimin në Shqipëri. Veçanërisht të rrezikuar nga kjo e keqe kolektive janë ata 35.000 nxënës që po përmbyllin ciklin 9-vjeçar dhe në shtator gatiten të fillojnë arsimin e mesëm. Gjithë këta nxënës pas pak muajsh do të duhet të pajisen me tekste të reja shkollore, të konceptuara afërmendsh mbi programe të reja që duhet t‘i përmbahen ciklit 3-vjeçar". Kështu u shpreh dje Ledi Shamku, kryetare e Komisionit të Edukimit në PSSH. Sipas saj, i gjithë ky proces tashmë ka dalë nga kontrolli. "Nuk do të ketë tekste shkollore për një kohë të pacaktuar ose do të ketë tekste mizerabël të hartuara kuturu brenda muajit", tha më tej Shamku. Nga ana tjetër, MASH është kundërpërgjigjur duke deklaruar se "janë miratuar të gjitha programet mësimore për rreth 54 mijë nxënës që këtë vit do të përfundojnë për herë të parë klasën e 9-të dhe do të fillojnë gjimnazin". Sipas përfaqësuesve zyrtarë të MASH, këtë vit tekstet e shkencave natyrore do të përshtaten nga tekstet mësimore me të cilat punohet në Evropë. Gjithashtu, krahas kurrikulës bazë, nxënësit do të kenë mundësi të vendosin për lëndët me zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›