Ndërhyrja në sheshin “Skënderbej”, një atentat kundër kryeqytetit

Qendra e Tiranës nuk ka ende te përgatitur projektin e duhur per zbatim, sepse mbart mungesa dobësi dhe gabime, në shumë aspekte: funksionale, në formë dhe përmbajtje, në aspektin urbano- strukturore, sociologjike, ekonomike, tekniko-inxhinierike, hapësinore, estetike, mjedisore, të cilat nuk mund t’i anakalosh. Me projektin belg po godasim gabuar qendrën në zemrën e saj.
Qendra e Tiranes nuk po gjen qetesi dhe ende mbetet nje stukure urbane e papëfunduar gjithmone problem i hapur; i administruar, i konceptuar, i projektuar dhe i ndertuar, gabimisht. H istoria e urbanistikes se saj eshte e mbushur me episode dramatike qe trishtueshem shume kush i kujton. Ne nje klime dhe situate te turbullt dhe kaotike ndodhet dhe sot, qendra qe perfaqeson nje hapsire urbane te zhveshur, te varfer, me projekte nderkombetaresh qe po zbatohen , anullohen, korigjohen dhe nuk aprovohen, nje hapsire sociale me konflikte te thella shoqerore e politike dhe, probleme teknike e inxhinierike.
Demokracia trashëgoi nga totalitarizmi nje qender me Pallat Kulture, hotel 15 katësh, Muzeun Historik Kombetar, rrugë, unazë dhe nje hapsire boshe qe dikur qendronte monumenti i diktatorit qe demokracia e rrëzoi. Keto tre objekte kane pasur dramen e vet te ndertimit qe historikisht e ka shqetesuar dhe revoltuar banorin e Tiranes dhe tere shoqerine shqiptare. Kur u ndertua Pallati i Madh i Kultures, dhurate e Sovjeteve qytetit, u prish Pazari i Vjeter. Kur u ndertua hoteli i madh 15 katesh u prish kisha katolike e klasicizmit shqiptar dhe, kur u ndertua Muzeu Historik Kombetar u prish Bashkia e qytetit, pjese integrale e ansamblit te Ministrive. Te gjitha keto ndodhur ne kohe te ndryshme dhe brenda nje periudhe 35-vjeçare u realizuan ne baze te studimeve pjesore urbanistike vetem rreth sheshit Skenderbej dhe jo larg tij. Nocionin modern te qendres se qytetit e dha studimi francez qe perfishiu nje siperfaqe te madhe prej 250 hektaresh bashke me sheshin Skenderbej prej kater hektaresh. Keshtu me projektin e francezeve me ne fund dhe ne arritem, pas 55 vjeteve diktature dhe demokracie, t’i japim qendres kufinjt limitet e duhura te zhvillimit.
Per 10 vjet rrjesht te tranzicionit hapesira e qendres së Tiranes ka qene hapesira me e deshiruar dhe e lakmuar nga aktore te ndryshem, njerez te biznesit dhe te pushtetit, per t’u pasuruar dhe sunduar sepse urbanizmi i saj, vazhdoi perseri pa studime perkatese urbanistike te qendres,pa plane te pergjitheshme urbanistike te qytetit dhe pa studime rajonale. Keshtu u krijuan kushte per nje urbanistike informale, abuzive dhe spekulative , me ndertime spotane, pa vlera, larg shume kerkesave per nje arkitekture dhe urbanistike kontemporane te denja per nje metropol. Fronti urban verior i qendres sot perfaqeson nje mur urbanistik ordiner, estetikisht i deshtuar dhe i pa shprese, qe vulos nje epoke te dhimshme te trajtimit hapesinor te zones se qendres.
Per vlerat e pergjithshme te projektit Francez “Architecture Studio “ kam shkruar ne librin tim “Kush e Drejton Urbanistiken Shqiptare” te cilat shkurtimisht, per lexuesin e ketij shkrimi, po i rrjeshtoj si me poshte:
1-Plani francez sikunder theksova dhe me lart, drejte i ka percaktuar kufijte gjeografike te qendres. Ajo do te vazhdoj te zhvillohet kundrejte dy boshteve kryesore jug - veri: Sheshi Nene Teresa dhe Stacioni i Trenit dhe lindje perendim: sheshi Avni Rustemi dhe Zogu i zi.
2- Ruan dhe nuk prek, nuk cenon, hapesiren e Bulevardit te Madh, boshtin kurrizor te organizimit te planit te qendres e te qytetit dhe, hapesiren me monumentale te Tiranes.
3-Projekti francez ve ne jete parimin dhe konceptin me te qenesishem te urbanistikes moderne dhe asaj kontemporane ,ndarjen e njerut nga makina, ndarjen e levizjes kembesore nga levizja e mekanizuar. Ne rastin konkret kembesori eshte zoterues i sheshit Skenderbej, leviz i lire, i sigurte dhe makinat levizin ne unazen e vogel te trashiguar nga monizmi, te cilen natyralisht e modifikon me ndarjen ne breza kalimi per aztobus, per vetura , biçikleta dhe kembesorë.
4-Projekti francez nepermjet gradacieleve i jep ne aspektin kompozicional qendres vetikalitet, madheshti, akcentim ,peisazh, siluete te denje per nje qytet te madh, te denje per nje metropol.
Por cilat jane te metat e ketij plani ?
1-Projekti francez nuk parashikon asgje te re gjate Bulevardit te Madh, asnje ndertese apo ansambel te rendesishem kulturor, administrativ, tregtar ose institucion me funksion ballkanik apo evropian. Ne qendren e Varshavës, përshembull, parashikohet te ndertohet muzeumi boteror i artit. Ne fundin aksit te planit te qytetit te bukur te Brazilit, qytet i ri, madherishem qendron sheshi i tre pushteve i kompozuar nga pallati i qeverise, parlamenti, dhe pallati i drejtesise. Plani Francez, parlamentin shqiptar e fsheh ne oborrin e godines se ish-komitetit qendror te Partisë Komuniste Shqiptare!...
2 Ne projektin francez, gradacieli eshte keq interpretuar, gabimisht i perdorur. Eshte abuzuar ne sasi ( 10 gradaciela ) dhe ne lartesi Ata jane perqendruar ne sheshin kryesor dhe nuk jane shperndare ne menyre racionale dhe interesante ne tere hapesiren e qendres. Rjeshti i gradacieleve ne lindje te sheshit pret shikimin e malit te Dajtit, simbolin e natyres dhe te mbrojtes se qytetit, perjazhit me te mbrekullueshem te Tiranes, unikal ne Balkan i ruajtur nga çdo plan e studim urbanistik te meperpareshem. Pese gracielet ne lindje, nje motiv i pazbatueshem, ndryshe duhet te prishet nyja tek Piaca sot.
3. Lartesia e gradacieleve eshte e madhe, 81 e me shume metra ,qe ne aspektin urbanistik do ti cilesoheshin si jashte shkalles urbane te qytetit. Ne kompleksin e banimit me kulla i ngritur ne qytetin e Parist ne vitin 1975, i quajtun Fronti i Senes kullat kane lartesi 85 metra.
4- Ne Muzeun Historik Kombetar, ne oborrin e brendeshem te tij, parashikohet te ndertohet nje 15 katesh i dyte, bibloteka e qytetit qe do te thote me gjuhen e arkitektit eliminimin te muzeut dhe ne aspektin urrbanistik krejtesisht i pa motivuar. Per nje studio prestigjioze franceze eshte varianti me destruktiv. Si nje nder projektuesit kryesor te MHK, e konsideroj kete nderhyrje, si nje akt kunder arkitektures tradicionale te qendres.
***
Projektin francez te qendres ne saje te mbrojtjes entuziaste te Bashkise dhe kryetarit te saje , shoqeria shqiptare dhe sidomos tiranasit e priten mire me entuziazem dhe shprese se francezi do ta bente Tiranen si Parisin. Shkruajti gjere shtypi dhe u shfaqen shume pamje nga projekti ne ekranet televizive te vendit. Me kete plan, mendoi qytetari i thjeshte, Shqiperia do te pranohesh me lehte ne BE. Shpejt filloi zbatimi i tij dhe konkurse nderkombetare te tjera u organizuan per projektet e gradacieleve I,II,III.. U arrit te lartesohet gradacieli i pare, tek sheshi Sulejman Pashe Bargjini, i dyti ende ne themele dhe i treti gradacieli Syu i Tiranes (qe bukur e pagezoi analisti i njohur Fatos Lubonja ‘’Ciklopi i Tiranes’’ ) i cili nuk mund te realizohet sepse pa pritmas projekti frances pushoi te jete i plotfuqishem. Per kete ne vitin 2008 u organizua nje konkuurs i ri dhe fitoi ai i Studios Belge qe sot po zbatohet. Natyrshem lind pyetja : Pse i pa rrezuar nje projekt zbatohet nje i dyte, ligjerisht i pa aprovuar ? Per mendimin tim projekti belg eshte krejtesisht i ri, nje projekt hibrid, i dale nga kryqezimi i atij francez dhe belg. Eshte nje martese shterpe ndermjet planit Francez dhe atij belg. Rast i papare, i pa takuar ne historine e urbanistikes te rikonstruksionit te qendrave Evropiane. Per kete projekt jam katerciperisht kundra per keto arsye:
E para : Ne kete histori dhe praktike, mungon morali dhe pergjegjesia. Rezulton se paskemi aprovuar nje projekt ide qendre, pa vlera ne trajtimin edhe mobilimin e sheshit Skenderbej. Projekti belg ndryshon rrenjesisht nga ai i francezeve, i cili na ofron nje forme te re. Sikunder dihet plani francez i miratuar eshte i ligjshem per te vendosur per gjithcka qe ndertohet ne zonen e qendres se Tiranes. Kerkush deri me sot nuk ka guxuar ta shkeli ate. Nderkohe, zoti Rama, duke aprovuar planin belg rrezon Planin Francez.!.... Absurd apo dicka tjeter ...?!
E dyta: Sheshi Skenderbej me forme piramide, veshur me pllaka guri, e kthen sheshin ne nje Sahare betoni. Literatura shkencore rekomandon qe siperfaqja e cdo lloj sheshi qofte, duhet te jete e rrafshet ose ne te kundert konkave dhe jo kunvekse, sepse pritet ne disa pika shikimi i plotë kateve perdhe te ndertesave dheansambleve qe rrethojne sheshin. Shpjegimi apo interpretimi qe i behet kesaj forme piramidale ne maje te se ciles do te qendroje tashme qytetari i lirë, eshte nje demagogji shterpe dhe ironike qe gjason me dogmat e komunizmit ne art dhe arkitekture: “socialiste nga permbajtja dhe kombetare nga forma.”
E treta; Ndërtimi i nje kulle qytetare qe nenkupton Bashkine e qytetit , qe parashikohet te ndertohet ndermjet MHK dhe Hotelit 15 Katesh, mbyll hapesiren e Bulevardit Zogu i Pare qe eshte,hap fatal i ketj projekti. Zoti Rama si organizartori dhe i dyti nga antaret e Komisionit, qe ka vendosur per kete plan, pas kryeministrit Fatos Nano, ne fjalen e tij te rastit i ka thurur himn Studios Franceze, qe me lenjen e lire te Bulevardit te Madh ka respektuar hapesiren emblem te qytetit dhe zemren e qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise; njekohesisht, ka respektuar dhe vepren e arkitektit te madh italian Brazinit, themeluesit te nje Kryeqyteti. Mbylljen e hapësirës së Bulevardit te Madh e konsideroj nje ATENTAT KUNDER QYTETIT .
E katerta: Plani Belg nuk eshte nje studim bindes ne rrafshin teorik dhe praktik te menyres se organizimit te levizjes mekanike dhe te kembesoreve ne qender. Nuk eshte e mundur qe vetem unaza,e vogel te perballoje te gjitha lojet e trafikut, si ate tranzit, lokal penetrues, dhe difuzues nga qendra, pa shfrytezuar dhe urbanizimin nentokesor qe do ta lehtesonin shume kete nyje tejet te veshtire transporti. Shpreh bindjen se nentoka e sheshit ka potencial ndertimi per parkime madje dhe rruge tregtare, sikunder te tilla ndodhen dhe ne shume qendre qytetesh. Ne projektin qe dhuneshem po zbatohet nuk lexohet asnje shenje se ku jane pikat e hyrjes dhe e daljes se makinave dhe i njerzeve. Bashkia po nxitohet pse po nderton çatine e shtepise para hedhjes se themeleve.
Si perfundim te ketij shkrimi mendoj se :
Qendra e Tiranes nuk ka ende te pergatitur projektin e duhur per zbatim, sepse sikunder shkruajta me siper, mbart mungesa dobesi dhe gabime, ne shume apekte dhe te shume gjinive si: funksionale, forme dhe permbajtje, urbano strukturore, sociogjike, ekonomike, tekniko inxhinierike, hapsinore, estetike, mjedisore, të cilat nuk mund t’i anakalosh. Me projektin belg po godasim gabuar qendren ne zemren e saj. Ate duhet ta ruajme si gjene me te shtrejte. Kujtoj se ky plan, pra plani belg është diskutuar gjerësisht edhe me shoqatën “Tirana” dhe nuk është aprovuar, përkundrazi ka pasur kritika të ashpra të qytetarëve dhe inteletkualëve tiranas. Dhe Tirana në sajë të zhvillimit të vrulleshem ekonomik e shoqeror , eshte ne rrugen e kristalizimit te nje shoqerie mekaniciste, sikunder kane kaluar simotrat e saj te Evropes, ne fillim te shekullit te XX. Dhe Tirana po vuan, semuret nga pasojat e motorizimit dhe zhvillimit .Per kete eshte detyre e te gjithe forcave krijuese urbanisteve arkitekteve planfikuesve inxhiniereve dhe ekologjisteve dhe politikaneve shqipetare ; te punojme per ta ruajtur dhe sheruar nga plaget e marra, Tiranen Kryeqytetin e Shqiperise!
Apeloj ne cilesine e nje njeriu te lindur ne Tirane qe e dashuron dhe ka punuar per Tiranen dhe qendren e saj, ne cilesine e autorit arkitekt te Muzeut Historrik Kombetar, me cilësinë e kryetarit të Bordit të urbanistikës dhe Arkitekturës të shoqatës “Tirana”, si dhe ne cilesine profesorit te nje karrire te gjate akademike!