E Diel, 1 Nëntor 2026

Enkelejd Alibeaj: Hyrje-daljet nga Kuvendi, opozita po asfiksohet politikisht

Trajtimi me kohë të pjesshme i Kuvendit të Shqipërisë nga deputetët e opozitës, konsiderohet nga Partia Demokratike dhe mazhoranca një strategji mirëfillti e dështuar e cila po e çon këtë krah politik drejt një asfiksie të plotë. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se vendimi i opozitës për pjesëmarrje të kushtëzuar në kuvend tregon se deputetët e PS-së nuk kanë asnjë interes për elektoratin që i ka votuar.
“Nuk ka betejë parlamentare. Parlamentarizëm do të thotë të marrësh pjesë në seancë, të japësh alternativën tënde opozitare në të gjitha çështjet. Ky është një detyrim moral i atyre që i kanë votuar”, u shpreh deputeti Alibeaj.
Më tej, deputeti demokrat theksoi bindjen e mazhorancës për transparencën e zgjedhjeve me mjete kushtetuese.
“Ne i qëndrojmë të njëjtës fjalë që kur u kërkua transparenca e zgjedhjeve. Transparenca bëhet në rrugë institucionale. është e drejta e tyre të vijnë të kërkojnë transparencë, por me mjete kushtetuese”, tha më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›