E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfliktohen per pronen. Dy te vdekur

Konflikti për pronësinë shkaton dy të vrarë në Kallmet të Lezhës. Prend Brunga 48- vjeç dhe Pjetër Pjetri 44- vjeç, janë dy viktimat që kanë pasur prej kohësh një konflikt për çështjen e pronësisë së një sipërfaqeje me ullinj.

Fillimisht dy fqinjët kanë debatuar me njëri-tjetrin, debat që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të gjahut. Pjetër Pjetri që ka goditur i pari mbi Prend Brunga, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Më pas, djali i këtij të fundit, Ylli Brunga 21- vjeç, është hakmarrë menjëherë duke vrarë 44- vjeçarin Pjetri.

Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar armët e krimit dhe ka marrë në mbrojtje të dy familjet fqinje me njëra-tjetren. 21- vjeçari Brunga është arrestuar nën akuzën e “vrasjes ne kushtet e tronditjes se forte psiqike” dhe “mbajtje pa leje e armeve te gjahut”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›