Nderkombetare/ Të kuptosh mesazhin e Medvedev
Kjo datë kishte për qëllim të tregonte se axhenda e Rusisë nuk ishte aspak e diktuar nga një ngjarje e historike, siç ishin zgjedhjet amerikane. Por ai u karakterizua edhe nga një kërkesë për tërheqjen e vëmendjes nga rivali: edhe ndërsa bota dëgjonte fjalimin e fitores së Barak Obamës, Medvedev po paraqiste një version rus të demokracisë. Televizioni kryesor i kushtoi 45 minuta Medvedevit, duke i lënë vetëm pesë minuta Obamës. Dy ngjarjet kryesore të vitit ishin lufta e gushtit në Gjeorgji dhe kriza ekonomike botërore, tha Medvedev. Dhe Amerika mban përgjegjësinë për të dyja. Lufta erdhi si pasojë e politikave kapriçoze të qeverisë së Amerikës dhe kriza për shkak të arrogancës dhe egoizmit të saj. SHBA-ja injoroi këshillën e vendeve si Rusia dhe dëmtoi tregjet financiare të gjithë botës. Por, Rusia nuk do të thyhet nga lufta në Gjeorgji dhe as nga kriza ekonomike botërore, tha ai. Medvedev as nuk iu referua fitores së Obamës në fjalimin e tij e jo më ta uronte atë, u mjaftua me kujtimin e një telegrami. Ai sugjeroi që Amerika të bënte një hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Moskën. Ai ofroi një përgjigje edhe për zgjerimin e NATO-s dhe ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Republikën Çeke. Rusia do të vendosë raketat e saj me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad, në kufi me Europën, por do të instalojë edhe një sistem radio-elektronik për të mbajtur nën kontroll sistemin amerikan të mbrojtjes. Alexander Golts, një analist ushtarak rus, thotë se kjo është hera e parë që prej luftës së ftohtë, që Rusia deklaron qëllimin e saj për të krijuar një rrezik ushtarak për Perëndimin. Nëse kjo do të pasohet nga kapacitete reale ushtarake, është një çështje tjetër. Koha e shpalljes së rrezikut është veçanërisht e pazakontë: edhe sovjetikët pritën gjashtë muaj pas zgjedhjeve amerikane për të bërë deklarata për strategjinë ushtarake. Me këto sulme ndaj Amerikës si dhe politikën ruse, Medvedev kaloi rreth 95 minuta. Gjuha e tij në dukje liberale, mund të ketë ardhur nga një politikan i opozitës. Ai kritikoi burokracinë dhe paralajmëroi kundër përzierjes së shtetit në biznesin privat. Medvedev shijoi vullnetin e burokracisë së makinës mediatike ruse në fjalimin e tij. Duket se ai mund të adoptojë një retorikë liberale apo nacionaliste me të njëjtën lehtësi që jep edhe mesazhin e forcës dhe pushtetit.
Për këtë arsye, Medvedev doli jashtë rrugës së tij duke respektuar kushtetutën, vetëm për të propozuar një ndryshim domethënës: të zgjasë mandatin presidencial nga katër në gjashtë vjet dhe të parlamentit, nga katër në pesë vjet. Kjo nuk është ideja origjinale e Medvedevit. Putin e sugjeroi një gjë të tillë vitin e kaluar dhe ai do të përfitojë mjaft nga kjo. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi vetëm në zgjedhjet e reja presidenciale.
Nëse Putin, që shihet si udhëheqësi real i Rusisë, vendos të rikthehet kur mandati i Medvedev të përfundojë në vitin 2012, ai mund të kërkojë 12 vite në pushtet. Zgjatja e planifikuar e mandatit presidencial u shoqërua nga gjestet liberale, se në praktikë kjo nuk do ta ndryshonte shumë sistemin politik autokratik të Rusisë. Medvedev tha se qeveria duhej të bënte më shumë për ta bërë parlamentin më të rëndësishëm. Në realitet, parlamenti rus është kthyer në një organizëm nën urdhrat e Partisë së Rusisë së Bashkuar të Putinit. Nuk ka më opozitë për të kundërshtuar. Një fushë për të cilën Medvedev nuk foli ishte ekonomia, edhe pse për të rusët janë më të interesuar e për çdo gjë tjetër. Ai paralajmëroi burokratët e shtetit dhe zbatuesit e ligjit të mos shfrytëzojnë krizën për të përfituar. Në fakt, përgjigja e tij kryesore ndaj krizës financiare dukej se ishte më shumë antiamerikanizëm dhe masa për të ruajtur sistemin politik. Nuk ka gjasa që kjo ta bëjë Rusinë më demokratike apo me perspektivë.
“The Economist”