Obama sjell mesazhin e ndryshimit
Barak Obama u bë afroamerikani i parë që fiton presidencën amerikane, duke e ndryshuar kështu hartën politike të procesit. Fitorja e tij konfirmon një riformësim thelbësor të hartës elektorale që ka dominuar politikën amerikane për një pjesë të mirë të dekadës së fundit.
Senatori i Ilinoisit i përqendroi forcat në një dëshirë të fortë për ndryshim të statuskuosë dhe nga një pakënaqësi e thellë ndaj presidentit aktual dhe drejtimit të vendit për të arritur një fitore historike në të gjithë panoramën elektorale. Fitorja e Obamës ishte e thellë dhe mjaft e gjerë; ai fitoi zona ku gara ishte e fortë dhe zona të kontestuara në çdo cep të vendit nga Nju Hempshajer deri në verilindje dhe nga Virxhinia deri në jug, në Ohajo, si dhe në Nju Meksiko në perëndim. Fitorja gjithashtu shënoi një ndryshim të hartës politikes ndërsa Obama doli shumë mirë në një seri shtetesh si Virxhinia, Karolina e Veriut dhe Indiana, të cilat kanë qenë edhe tri shtete të konsideruara si bastione të republikanëve në nivel presidencial. Duke e zgjeruar hartën elektorale, Obama arriti shumë nga një premtim që ai bëri në fillim të fushatës së tij për të thyer atë traditë të ndarjes së shteteve të kuqe dhe shteteve blu, që ka qenë e pranishme në vend që prej zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2000. Treguesit e parë thonë se ai do të sigurojë një përqindje më të lartë edhe në Senat, edhe në Dhomën e përfaqësuesve. Demokratët në Senat fituan katër vende në shtetet Karolina e Veriut, Nju Hempshajer, Virxhinia dhe Nju Meksiko, e duket se do të fitojnë edhe në Kolorado dhe Oregon.
Por, historia e natës ishte qartësisht Obama, afroamerikani i parë i kandiduar për t’u zgjedhur si president i SHBA-së.
Arsyet e fitores së Obamës janë të panumërta, por dy faktorë janë më të rëndësishmit: mungesa e dukshme e popullaritetit e presidentit George W. Bush, si dhe caku maksimal i grumbullimit të fondeve nga ana e kandidatit demokrat për presidencën.
Në exit-polet kombëtare, vetëm 27 për qind e të intervistuarve e miratonin performancën e presidentit Bush, dhe ishte tri herë më i madh numri i atyre që nuk e miratonin.
Ndërsa Mekkein bëri të pamundurën për të veçuar aktivitetin e tij dhe fushatën nga ndikimi i presidentit Bush, exit-pollet në disa shtete kyçe treguan se ai nuk kishte bërë mjaftueshëm.
Në Pensilvania, më shumë se gjysma e të gjithë votuesve thanë se zgjedhja e Mekkein do të ishte një vazhdim i politikave të Bushit dhe se blloku votoi për Obamën në një nivel 90 me 10 për qind. Fondet e grumbulluara nga Obama janë gjithashtu faktor i rëndësishëm kur vjen puna për të analizuar fitoren e tij. Obama i bëri të qarta synimet e tij për sistemin e financimit publik që herët në verë, dhe deri në shtator ishte bërë e qartë se ai po bënte zgjedhjet e duhura politike duke sfiduar Mekkeinin në debate si dhe në betejat në terren në disa shtete të rëndësishme.
Fondet i garantuan Obamës edhe një “operacion” të madh dhe efektiv në terren, një pjesëmarrje që rezultoi themelore për të përcaktuar fitoren e tij në disa shtete në diskutim. Shumë do të thuhet dhe do të shkruhet në ditët, javët, muajt dhe vitet e ardhshme. Por, ajo që është e qartë tani, është se ky njeri kapi momentin e tij. Barak Obama është presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“The Washington Post”