E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderkombetarët: Mbështesim qeverinë në procesin e privatizimit

 

PRISHTINE- Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), në udhëheqje të Pieter Feithit (ICR) mirëpret planet e Qeverisë për të nisur privatizimin e disa ndërmarrjeve publike. E ardhmja ekonomike e Kosovës varet nga puna dhe konkurrenca në tregun e saj të ndërmarrjeve. Nga përvoja e shumë shteteve shihet se me privatizim ka mundësi për të sforcuar efikasitetin e sektorit të korporatave dhe për të tërhequr investitorët e huaj së bashku me kapitalin dhe kapacitetet e tyre si dhe të ketë qasje në tregjet evropiane dhe botërore.
ICO-ja ka besim se Qeveria e Kosovës do të nxisë reformat ekonomike për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Kjo gjithashtu përfshin mirëmbajtjen e rregullatorëve të pavarur të tregut. Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës thekson rëndësinë e vazhdimit të procesit të privatizimit duke pasur një përfshirje substanciale ndërkombëtare.

(s.g/rtk/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›