E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta dhe Kejsi: Skenen e sfidojme edhe si prezantuese Ilda Lumani



Ato kane ecur ne te njejtat korsi te fatit. Te dyja kane hyre ne rrugen e muzikes permes edicionit te dyte te talent-show-t "Gjeniu i Vogel". Te dyja kane konkurruar ne Festivalin ne Radio Televizion. Te dyja kane rrembyer vendin e pare dhe kane perfaqesuar denjesisht Shqiperine ne Eurovizion. Te merkuren, te dyja celen naten e pare te festivalit te ri "HitFest", (qe organizohet nga TVSH) kete here ne rolin e prezantuesve. Olta Boka dhe Kejsi Tola, dy kengetaret e suksesshme qe falin mjaft emocion ne skene, pasi kane kenduar shpesh ne netet "live", se bashku kane pushtuar skenen si celeset e ketij festivali ne qytetin e Pogradecit. Nata e pare e programit do te transmetohet me 12 gusht, ndersa dy kengetaret qe i pret nje vere e ngjeshur pune, kane zgjedhur te ndajne emocionet e para me lexuesit e gazetes "Koha Jone", ne faqet e suplementit "Summer Time".

Olta, si ka nisur ky sezon veror per ju?

Ka nisur mire, vrullshem me aktivitete, por duke i nderthurur dhe me dite pushimesh.

Se bashku me Kejsin, shoqen tuaj, prezantoni festivalin veror te organizuar nga TVSH. Si u ndjete kur ju erdhi ky propozim?

Fillimisht paksa e stepur, sepse ishte nje pergjegjesi ku pavaresisht peshes se nje spektakli, pervecse prezantuese, do te ishim dhe anetare te jurise. Ishin shume gjera te permbledhura ne nje, ku me e rendesishmja pergjegjesia e prezantuesit peshonte me shume, - duke marre me vete riskun e te komentuarit (negativisht nga publiku) si pasoje e mungeses se eksperiences ne prezantim. Por gjithcka shkoi mire them.

Eshte hera e pare qe prezantoni? Kishte emocione?

Eksperiencen e pare e kam pasur ne moshen 14-vjecare, ku kam drejtuar nje nga netet e spektaklit "Gjeniu i vogel" edicioni i 2-te, bashke me prezantuesin Enkel Demi. Por kete radhe ishte ndryshe jo vetem per formatin e spektaklit, por dhe sepse mosha me e madhe tashme nuk te le mundesine e te gabuarit, ndaj presioni eshte logjikisht me i madh ndaj dhe emocionet jane ne rritje dhe pse kontrollin them se e kam te mire.

Do te donit te kishit edhe ne vijim oferta per te prezantuar?

Pse jo, por varet dhe nga formati, gjithmone nese do te kisha me vete dhe pelqimin e publikut pas ketij debutimi te pare si prezantuese. Gjithsesi mendoj qe duhet nje nivel i mire prezantimi dhe kjo e fundit arrihet pas eksperiencave te shumta, ndaj nese do te me ofrohej dicka do ta pranoja duke ditur qe do te punoja fort per te justifikuar pozicionin.

Pervec muzikes, cila mendoni se eshte fusha ku mund te jepnit me shume nga vetja?

Kryesisht prirem t'i bej gjerat me shume pasion dhe ne pergjithesi jap shume nga vetja. Por te them te drejten do te doja te provoja aktrimin. Nuk e di, por ka dicka qe me terheq ne kete gjini te artit.

Ka ardhur koha per te publikuar dicka te re ne muzike nga ju, si jeni me projektet?

Sa here qe kam folur per plane, madje dhe shume te aferta ka ndodhur gjithmone qe me ka penguar ne realizim. Do te te mbetej qejfi nese kete radhe te mos zgjedh te pergjigjem, sepse s'dua te me prishen planet kesaj here (qesh).

Vera eshte me shume pushime, apo impenjime muzikore per ju?

Zgjedh t'i alternoj te dyja si per te shijuar dhe punen ashtu dhe pushimet.

Nuk keni provuar ende ndonje duet, nese do te realizonit nje, me ke do te preferonit te kendonit?

Kam shume ne preferenca, ndaj nuk mundem te jem specifike.

Kejsi, tashme qe ka ardhur sezoni i veres dhe i keni dhene fund shkolles, si ndiheni?

Duket sikur kam hequr nje peshe te madhe dhe mendova se me fundin e provimeve do filloja pushimet, por pushimet kane filluar me pune dhe me impenjime shume!

Mes impenjimeve perfshihet ndonje kenge e re?

Po punoj per dicka te re dhe shpresoj te publikohet deri ne fund te kesaj vere!

Mes kengetareve qe kane perfaqesuar Shqiperine ne Eurovizion, ju jeni zgjedhur te jeni bashkeprezantuese e festivalit veror qe organizon TVSH. Si e pritet kete oferte?

Ishte nje oferte qe me pelqeu pa mase. Pranova pa hezitim, sepse eshte nje eksperience e re dhe shume interesante, e cila vlen!

E keni provuar me pare prezantimin? Keni emocione?

Kam provuar edhe nje here tjeter te prezantoj nje nga netet e "Gjeniut te Vogel 2" me Enkel Demin. Nje eksperience shume e bukur edhe pse kam qene shume e vogel atehere. E kam me shume deshire, por e di se para se te ngjitem ne skene do te kem emocion!

Do te keni perkrah mikeshen tuaj, Olten. E ben me te lehte, me komode ky fakt drejtimin e Festivalit?

Me Olten sigurisht qe do te jete shume me e lehte, sepse ne kendojme gjithmone ne netet "Live" bashke dhe besoj se do te jete nje duet, por ne nje menyre ndryshe (qesh).

Me Olten kaloni shume kohe bashke, keni menduar ndonjehere te beni ndonje duet?

E kemi menduar dhe ndoshta shume shpejt do te kemi nje kenge bashke!

Keni bere ndonje dite pushim dhe, nese jo, ku do ta kaloni veren?

Kam bere vetem 2 dite pushim dhe nuk e di ne qofte se do te kem kohe per pushime te gjata, besoj se do te bej disa dite plazh, por vetem ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›