“Besim te e ardhmja e Shqiperise"
Duke pershendetur mbledhjen e pare te Keshillit te FASTIP, ambasadori gjerman ne Shqiperi, Bernd Borchardt vuri ne dukje, se arsimi profesional ne Gjermani ka qene pjese qendrore e suksesit te ekononise kombetare. "Ne besojme ne te ardhmen e Shqiperise, ndaj dhe kerkojme te mbeshtesim zhvillimin e saj ne te ardhmen", tha ambasadori gjerman, duke nenvizuar se Shqiperia eshte nje nga vendet kryesore, nder vendet qe marrin asistencen gjermane per zhvillim. "Qe prej vitit 1988, asnje vend tjeter ne bote nuk ka marre nje asistence kaq te madhe per fryme, sikurse eshte Shqiperia. Tani kete bashkepunim po e zhvillojme edhe me tej ne fushen e arsimit profesional. Akademia profesionale eshte nje pergjegjesi e vecante dhe roli kryesor ne funksionimin e ketij modeli, i takon ekonomise shqiptare", tha ambasadori Borchardt. Sipas tij "nje sistem dual, mund te funksionoje vetem ne rast se te dyja palet, shteti dhe perfituesit ne ekonomi, investojne ne fushen e arsimit".