E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, ne shtator opozite me e fuqishme

LSI-ja eshte bere dhe do vazhdoje me tej te behet nje opozite gjithmone me e fuqishme, per te gjithe ata shqiptare qe duan te dale njehere e mire vendi jone nga tranzicioni dhe te shkeputet njehere e mire nga Berisha! Ky ka qene mesazhi i percjelle nga kreu i LSI-se, Ilir Meta gjate nje takimi me banore te Bregut te Lumit. Keshtu, gjate fjales se tij, Meta nuk ka vonuar te sulmoje Kryeministrin Berisha, duke e cilesuar ate si kryeminister jashte realitetit. "Qeveria aktuale simbolizon deshtimin, genjeshtren dhe mos mbajtjen e premtimeve", u shpreh kreu i LSI-se gjate fjales se tij me banoret e Njesise Bashkiake nr. 11. Gjithashtu, kreu Meta duke bashkebiseduar me perfaqesuesit e komunitetit te zones se Bregut te Lumit, shprehu shqetesimin e tij per kete komunitet, te cilin qeveria e Kryeministrit Berisha e ka lene ne harrese. "Ky komunitet eshte i harruar nga vullneti i mazhorances per te asistuar me projekte dhe fonde konkrete per kete zone, si per ceshtjen e legalizimeve, qe Berisha premtoi me buje te madhe para zgjedhjeve vendore se do legalizonte te gjitha ndertimet e shqiptareve", nenvizoi Meta. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›