PS: Buxheti i dyte, Berisha shkurtoi fondet
Ligjvenesit socialiste akuzojne qeverine "Berisha" per shkurtime fondesh ne buxhetin suplementar te vitit 2008. Ky qendrim u mbajt dje nga nenkryetari i grupit te deputeteve socialiste, Erion Brace. Sipas tij, Kryeministri ka shkurtuar fondet, ne nje kohe qe Shqiperia eshte pa rruge, ne etje dhe ne zjarr. "Shefi i qeverise shkurtoi buxhetin shtese, 3.5 milione leke ia shkurtoi sektorit te bujqesise, 1.8 milione leke ne sektorin e vaditjes, 197 milione ne rruge, 25 milione ne ujesjellesa, 5.6 milione ne strehim, 16.9 milione ne arsim, 18 milione ne shendetesi, 14.8 milione leke ne emergjenca civile", u shpreh Brace gjate nje konference per shtyp, duke vijuar ne kete menyre kundershtine e PS-se ndaj ketij buxheti, edhe pse ai eshte miratuar tashme ne Kuvend. Nderkohe qe nenkryetari i ligjvenesve socialiste, duke u ndalur ne investimet me financim te huaj vuri ne dukje se "keto investime rezultojne per vitin 2007 rreth 6.8 miliarde leke me te uleta sesa nje vit me pare ose 43,7% me pak se ne vitin 2006. Ky eshte konkluzioni qe jep vete Sali Berisha". O.XH