E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët, kundër dënimit për shpifje në Ukrainë

Mbikëqyrësit ndërkombëtarë të mediave u kanë bërë thirrje ligjvënësve ukrainas të kundërshtojnë ligjin që dënon gazetarët nëse publikojnë lajme të rreme.
 

Këtë javë, Parlamenti ukrainas ka miratuar paraprakisht projektligjin, i cili mund të imponojë dënime deri në pesë vjet burg për shpifje.
 

“Reporterët pa Kufij” kanë thënë se “ligji mund të kërcënojë vetë ekzistencën e gazetarisë së pavarur”.
 

Përfaqësuesja për media e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po ashtu ka shprehur shqetësim për ligjin.
 

Dunja Mijatoviç ka thënë se kriminalizimi i fjalës do të thotë mbytje e debatit dhe mbrojtje e zyrtarëve publikë nga kritikat.
 

Mbikëqyrësit thonë se liria e mediave në Ukrainë është cënuar që nga zgjedhja e presidentit Viktor Janukoviç, dy vjet më parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›