Hoxhaj, Hempelman: Mbështetja e Bundestagut, me rëndësi për Kosovën
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se mbështetja e Bundestagut të Gjermanisë ka rëndësi të posaçme për forcimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në të gjitha aspektet.
Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë takimit të sotëm me anëtarin e Bundestagut gjerman, Rolf Hempelman, në Prishtinë, bën të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës.
Ai e ka falënderuar zotin Hempelman për ndihmën e madhe që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat, dhe ka theksuar se Gjermania mbetet ndër partnerët kryesorë strategjikë për Kosovën.
Anëtari i Bundestagut gjerman, Rolf Hempelman, ka shprehur mbështjen e mëtejshme të Bundestagut dhe institucioneve të tjera gjermane për Kosovën, përfshirë edhe proceset për integrimet evropiane.