E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi anti-Islam, aktorja padit regjisorin Basseley

Një aktore amerikane që ka luajtur në filmin anti-Islam që ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane, ka paditur regjisorin e filmit.
 

Cindy Lee Garcia akuzoi Nakoula Basseley se e ka mashtruar duke e përfshirë në një film që ajo mendonte se ishte një aventurë në shkretëtirë.
 

Sipas zonjës Garcia, skripti që kishte marrë ajo nuk e përmendte profetin Muhamed dhe as nuk i referohej fesë myslimane.
 

Aktorja deklaron se ka marrë kërcënime me jetë që kur videoja është postuar në You Tube dhe shton se bashkëpunimi i saj me regjisorin e filmit i ka dëmtuar reputacionin.
 

Në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Anxheles, zonja Garcia pretendoi për mashtrim, përgojim dhe shkaktim të shqetësimit emocional.
 

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, që është prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar protesta të dhunshme në mbarë botën muslimane.
 

Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stephens, mbetën të vrarë disa ditë më parë në një sulm ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›