Ndërkombëtarët, në mbështetje të KOKSH
Pas takimit të zhvilluar në Luzanë, me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Hysen Domi, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku nuk munguan as përfaqësuesit e federatave sportive. Ai deklaroi se ndërkombëtarët do të luajnë një rol kyç për zhvillimin normal të Asamblesë së 14-të Zgjedhore, e cila u ndërpre më 6 dhjetor për shkak të dhunës. "Ne presim që në Shqipëri të mbërrijë delegacioni i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian, që do bëjnë vlerësimet e situatës", tha Domi për mediat. "Vlerësimet tona ne i dhamë në takimin e datës 12 janar në Luzanë. Këto vlerësime do të bëhen edhe komunitetin tjetër, jo vetëm me ne. Pas kësaj do të përcaktohet edhe afati i zgjedhjeve të reja".
Në këtë situatë të vështirë, drejtuesit e KOKSH kanë mbështetjen totale të ndërkombëtarëve. Kjo është pasqyruar në një letër të ardhur në zyrat e institucionit, e firmosur nga presidenti i Komitetit Olimpik Evropian (EOC), Patrik Hikei dhe drejtori i Departamentit të Marrëdhënieve me Komitetet Kombëtare në IOC, Pere Miro. Ndër të tjera, në letrën e mbërritur tri ditë më parë (të hënën) citohej: "Bazuar në incidentet e ndodhura gjatë Asamblesë Zgjedhore, dëshirojmë të vëmë në dukje atë që vijon: IOC dhe EOC shprehin mbështetjen e tyre të plotë ndaj KOKSH dhe konfirmojnë se procesi zgjedhor i përgatitur nga ky institucion dhe hapat e ndërmarrë përpara tij, ishin absolutisht në linjë me statutin e KOKSH dhe në linjë me parimet e Kartës Olimpike". Pas dënimit të radhës për ngjarjet e dhunës, ndërkombëtarët u pozicionuan hapur në krah të drejtuesve aktualë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidentit Hysen Domi dhe sekretarit Stavri Bello. "CIO dhe CEO dënojnë me forcë aktet e dhunës që u kryen nga një grup individësh në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, të cilat sollën ndërprerjen e punimeve. Kjo sjellje është e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet që udhëheqin Lëvizjen Olimpike", theksohej më tej në letër. "Ne konfirmojmë se do të njohim vetëm drejtuesit aktualë të KOKSH, presidentin Domi dhe sekretarin Bello, deri në momentin që procesi zgjedhor do të zhvillohet brenda rregullave, në mënyrë të drejtë dhe transparente".