E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderkombetaret perpjekje per zgjidhje te situates ne Egjipt

Përpjekje për ndërmjetësim në Egjipt ku komuniteti ndërkombëtar është mobilizuar për të gjetur një zgjidhje politike për krizën pas largimit nga posti i presidentit të Morsit. Senatori amerikan Xhon Mekein, i cili kryeson një delegacion të kongresit amerikan, ka bërë apel gjatë një konference për shtyp në Kajro që të gjendet një mënyrë paqësore për stabilizimin e vendit.
Senatori Mekein që ka marrë një mandat të drejtpërdrejtë nga presidenti Obama ka bërë thirrje gjithashtu dhe për ndalimin e dhunës.
Delegatët e huaj po përpiqen që të ndërmjetësojnë mes dy palëve në një mision që duket vërtet i vështirë.
Në sheshin Raba, në qendër të Kajros, vëllazëria muslimane sfidon sërish, pasi me mijëra protestues janë mbledhur sërish për të mbështetur ish presidentin Morsi dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›