E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mema: “Situata më e keqe te Tirana”

"Sa kam ardhur unë po ndodhin gjëra të cuditshme", - tha në prononcimin e tij trajneri i Tiranës, Sulejman Mema. "Masa ndëshkimore? Do të shihni në fushën e lojës. Më mirë të flasim pas mbarimit të sezonit. Kur të mbarojë kampionati besoj se do të ketë largime, nuk mund të largojmë tani lojtarë. Me zor i kemi".
Tirana do të përballet në Kupë me Kastriotin. "Është një ndeshje shumë e vështirë për mua. Kërkojmë të rehabilitojmë dicka. Situatë më të keqe se kjo pas Partizanit nuk ka për mua", - shprehu keqardhjen Mema.
"Ndoshta ju duket se e kam marrë me pak menefregizëm, por brenda nuk jam ashtu, ndihem shumë keq. Madje, tani ndihem edhe më keq pas largimit të Mucës. Kam bindjen se Tirana do ta kalojë shumë shpejt këtë situatë. Ndonjë titullar i përhershëm në bankinë? Besoj se po. Ka ardhur koha të lëvizim".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›