E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Katriada” bardheblu drejt shkatërrimit?

Të ndarë në dy kampe diametralisht të kundërta: dy me bindje të djathta (pranë PD-së) dhe dy me bindje të majta (pranë PS-së), katërshja e donatorëve përvec tri viteve të para në harmoni të plotë (2 kampionate, një Kupë të Shqipërisë dhe dy Superkupa të Shqipërisë), dukshëm duken e përcarë në vitin e fundit para zhvillimit të Asamblesë së re (pritet të zhvillohet në muajin korrik-gusht 2008).
Në vitin e katërt të tyre në drejtim të Tiranës, secili prej të katërtëve kanë dhënë nga 1 milion dollarë (sipas asaj që ofrohet nga klubi).
Burime të brendshme pranë klubit bardheblu të befasojnë me atë që ka ndodhur brenda "katërkëndëshit" të Tiranës, ku mëson edhe gjëra të pabesueshme.
Tani qarkullon edhe emri i një biznesmeni (Samir Mane, bosi i supermarketeve "Euromax") për të cilin mediat kanë pohuar se ka synim të investojë 2.5 milionë euro në vit, pra 2.5 herë më shumë se katërshja aktuale e donatorëve dhe aq më tepër, kur koha deri në Asamblenë e radhës së Klubit të Futbollit "Tirana", shkurtohet cdo ditë.
El-Sajed u "eliminua" në Asamble pasi "katriada": Halili, Nuri, Ngjela e Papuli ofruan shumë para, por tani që Mane ofron ( i vetëm) më shumë se të katërt...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›