E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderohen me tituj artistë e sportistë

Janë nderuar pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 13 figura të njohura të kulturës dhe sportit.

Me urdhrin “Mjeshtër i Madh” u nderuan Alfons Ballici, Ilia Terpini, Zyliha Miloti, Ahmet Golemi, Ali Xhixha dhe Ethem Qerimaj.

Urdhri “Naim Frasheri i Artë” shkoi për Muhamet Begen, Koco Devolen, Xhelal Tafajn dhe Muharrem Hoxhën.

Me Urdhërin “Naim Frasheri i Argjendtë” u nderuan Suzana Prifti, Florinda Mazreku dhe Vladimir Kotani. Në ceremoni ishin të pranishem personalitete të arteve e sporteve dhe miq e familjare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›