Beqja: Përrallë bajate e Kryeministrit Berisha
09/04/2010 Rritja ekonomike
Deputetët socialistë u kundërpërgjigjen deklaratave të Kryeministrit Berisha lidhur me eksportet shqiptare. Kështu deputeti i PS-së, Ilir Beqja, gjatë një deklarate për shtyp vlerësoi se “Sali Berisha na foli për mrekullinë e eksporteve shqiptare, por të dhënat zyrtare dëshmojnë se eksportet në dy muajt e parë të vitit 2010 janë aq sa mesatarja e vitit 2008. Pra, nuk kemi bërë asgjë më shumë, por jemi kthyer aty ku ishim 1 vit e gjysmë më parë”. Sipas tij, në Shqipëri rritje dyshifrore kanë pësuar listat në dyqane, papunësia, varfëria, dëshpërimi, kriminaliteti, vetëvrasjet e plagët sociale. “Mrekullia ekonomike që po jeton familja në pushtet nuk ka asnjë lidhje me realitetin e hidhur që jetojnë çdo ditë shqiptarët e shqiptaret. Është kjo arsyeja pse gjatë muajit prill e më pas do të protestohet kudo, pasi arsyet e protestës janë kudo. Do të protestohet me forcë dhe vendosmëri kundër një pushteti që mban emrin Sali Berisha, që në fillim vodhi zgjedhjet, për t’u vjedhur pastaj shqiptarëve punësimin, të ardhurat, shpresën, dhe që tani pa pikën e turpit gjen kurajën të tallet me shqiptarët”, vuri në dukje Beqja gjatë fjalës së tij, lidhur me një çështje të tillë.