Vendosen standarde të reja për konkurrencën në treg
09/04/2010 Ndryshon ligji i korrikut 2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”
Berisha: Ekonomia ka nevojë për ndryshime në kompetivitet
Grupi i Task Forcës ka përfunduar ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, përmes të cilit vendosen kritere dhe standarde të reja për sa i përket lirisë së tregut dhe sjelljes së bizneseve në të. Projektligji në fjalë vjen si një produkt i konsultimeve ndërmjet grupeve të punës së Autoritetit të Konkurrencës, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe grupeve të interesit. Gjatë mbledhjes së djeshme, të kësaj Task Force, Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se ndryshimet që i bëhen këtij ligji janë të një rëndësie përcaktuese për lirinë e tregut. Në analizën e tij, shefi i ekzekutivit deklaroi se ekonomia shqiptare ka arritur që të jetë në krye të listës në botë për barrën fiskale dhe lirinë fiskale, përmes reformave të thella e të gjithanshme. Megjithatë, sipas tij, dinamika e ekonomisë kërkon ndryshime cilësore në konkurrueshmërinë e saj. “Ekonomia shqiptare ndodhet ndër vendet më të lakmueshme në botë për kreditimin, lehtësirat e kreditimit dhe garancitë e investimeve, por në këtë periudhë, ekonomia shqiptare ka jetike ndryshime rrënjësore në kompetivitetin e saj, një proces ky kompleks, multifaktorial, por jetik, që kjo ekonomi të përballet gjithnjë e më me sukses apo të ecë gjithnjë e më sigurt në orën globale. Reformat, të cilat ne duhet dhe po i ndërmarrim, duhet të kenë si objektiv më kryesor përmirësimin e ndjeshëm të treguesit të kompetivitetit”, ka deklaruar kreu i Qeverisë. Ndërkohë mësohet se Qeveria ka nisur të pjekë mendimin për të vendosur kontakte me Michael Porter, profesor i financave dhe tregjeve në Universitetin prestigjioz të Harvardit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Personit në fjalë mendohet t’i kërkohet të përcjellë eksperiencën e tij në fushën e konkurrencës. Ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, miratuar më 28 korrik 2003, kanë për qëllim për t’iu adresuar dhe gjetjen e zgjidhjeve të problemeve ligjore, të cilat nuk kanë pasur përgjigje ligjore efeciente gjatë viteve, që prej miratimit të tij. Shefi i ekzekutivit ka bërë me dije se jo të gjitha sugjerimet e dhëna kanë pasur mundësi të miratohen, pasi janë disa fusha, të cilat, për hir të garantimit të kompetivitetit, nuk mund të lejosh që të bashkëveprojnë apo të shkrihen. Megjithatë, ai komentoi se ligji është një kontribut real në përpjekjen e Autoritetit të Mbrojtjes së Konkurrencës.
Vlerësimi i Kryeministrit
Kreu i Qeverisë ka nënvizuar se konkurrenca e ndershme është faktori kryesor dhe përcaktues për lirinë e tregut. “Asgjë nuk ka më përcaktuese për fatin e lirisë së tregut, sesa një konkurrencë e ndershme. Institucioni i konkurrencës ka bërë një përpjekje të madhe serioze, dhe gjatë këtyre viteve ka krijuar një praktikë të pasur, serioze, dhe ka konstatuar se ligji ekzistues në tërësi qëndron, por dinamika e zhvillimit të tregut kërkon disa ndërhyrje të tjera shumë të rëndësishme, në mënyrë që konkurrenca e lirë të jetë më e garantuar”, ka deklaruar Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Task Forcës.