E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Qeveria “Berisha” zhyt vendin në varfëri

09/04/2010 Protesta në Durrës

Partia Socialiste zhvilloi protestën e saj të radhës në lagjen e ish-kënetës në Durrës. Kështu, nën sloganin “Të ndalim rrënimin ekonomik, të rrëzojmë sistemin korruptim”, drejtuesit socialistë dhanë arsyet se përse qytetarët duhet të protestojnë kundër qeverisjes aktuale. Në këtë manifestim ishte i pranishëm dhe kreu i PS-së, Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve durrsakë vlerësoi se “kutitë e votimit kanë brenda rrënjët e së keqes, të rrënimit ekonomik që ka pllakosur Shqipërinë”. Sipas tij, Qeveria jo vetëm nuk hapi kutitë, por nuk hapi as vende të reja pune, duke i zhytur shumë njerëz më shumë në varfëri dhe papunësi. “Sali Berisha i grabiti votat më 28 qershor, por më keq akoma, qysh prej 28 qershorit nuk po hap, por po mbyll vende pune, nuk po krijon më shumë mirëqenie, por po provokon më shumë lëndime e po sjell më shumë varfëri, nuk po ofron më shumë shanse dhe mundësi për njerëzit që duan të jetojnë në këtë vend apo që nuk kanë rrugë tjetër përveçse të jetuarin në këtë vend, por po sjell më shumë papunësi, më shumë rrënim ekonomik e social, më shumë nga gjithçka që ne duhet dhe meritojmë të ndahemi”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›