E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet aktorja, Jolie shpallet Zemra e Sarajevës

Angelina Jolie ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Festivalit 8-ditor të Filmit në Sarajevë, ku edhe ka marrë nga organizatorët një çmim të veçantë për tërheqjen e vëmendjes për refugjatët e Bosnjes gjatë luftës 1992-1995.

Çmimi i quajtur, Zemra e Sarajevës i është dorëzuar aktores nga drejtori i festivalit, Miro Purivatra.

Ai tha se çmimi i është dhënë asaj për ndikimin e madh në industrinë e filmit, por po ashtu edhe për këmbënguljen e saj në angazhimin në çështjet komplekse në jetën reale në të cilën jetojmë.

Jolie ka vizituar Bosnjen disa herë gjatë vitit te kaluar si ambasadore e UNHCR-së dhe ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e 117 mijë njerëzve që ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre edhe pas 16 vjet të përfundimit të luftës.

E shoqëruar nga bashkëshorti Bred Pitt ajo ka vizituar disa kampe të refugjatëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›