E dhunuar në moshën 5-vjeçare
Më kanë përdhunuar kur kam qenë vetëm 5 vjeçe. Më kujtohen ato ndjesi, thjesht nuk mund ta besoja se ai person mund të më bënte diçka të tillë. Kjo gjë më ka ndjekur gjatë gjithë jetës. Më vinte turp, sepse mendoja se isha unë fajtore për përdhunimin.
Kjo gjë bënte të mendoja se isha e pavlefshme”, ka thënë këngëtarja Mary J. Blidge. Ajo ka treguar se si ish-bashkëshorti i saj, Kendu Isaacs, ishte ai i cili e nxori nga ferri i alkoolizmit:
“Varësia ishte më e fortë se unë dhe me siguri do të vdisja. Më kujtohet se shpeshherë kam qenë buzë vdekjes. Më dhimbsej bashkëshorti im, sepse nuk doja të isha një barrë për të, nuk e kishte merituar një grua alkooliste. Për këtë arsye kam marrë përgjegjësinë përsipër dhe kam vendosur që të “pastrohem”. Ka qenë një kohë e vështirë”, ka thënë këngëtarja e njohur, teksa rrëfente “ferrin” që ka lënë pas.