E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zajmina, superseksi

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 17:13

Do të shfaqet si gjithmonë në formë dhe sigurisht me bikini. Këngëtarja Zajmina Vasjari, përveç koncerteve, këto ditë të nxehta korriku po punon për xhirimet e klipit të saj më të ri që titullohet “Po ta dija”.

Autori i muzikës dhe i tekstit është Flori Mumajesi, dhe në krahasim me videoklipet e tjera të publikuara më parë, këngëtarja vjen më një look të ri, ku shfaqet më ekspresive e dinamike në sytë e publikut.

Paparacët kanë arritur ta fotografojnë këngëtaren në momente xhirimesh, që i ka realizuar këto ditë në Kepin e Rodonit, të cilin ajo e ka përshkuar për të xhiruar në pjesë të ndryshme të tij.

Kepi i Rodonit nuk do të jetë i vetmi vend ku ajo xhiron për këtë klip. Por, xhirimet e këngës në ritmet “house” nuk kanë përfunduar ende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›