Nderohet pas dy vitesh
Në ceremoni regjisorit iu duartrokit gjatë, përderisa disa prej të pranishmëve nuk mundën t’i ndalin as lotët.
Pas marrjes së shpërblimit regjisori i njohur tha se ky për “është një përvjetor i çuditshëm”, duke iu referuar datës së arrestimit të tij në vitin 2009. Megjithatë, Polanski u shpreh se është mirë që shpërblimi ia nda më në fund. “Më mirë vonë se kurrë”, theksoi ai derisa po e pranonte shpërblimin.
Ndryshe, në dokumentarin “Roman Polanski: A Film Memoir”, ai e rrëfen tregimin e tij jetësor, deri në kohën e gjykimit për ekstradim. Filmi ishte xhiruar nga Laurent Bouzereau, gjatë kohës së arrestit shtëpiak. Bouzereau është i specializuar për bërjen e dokumentarëve, si ‘Avatar’ ose “Jaws’.
Nuk pati reagime kritike ndaj dokumentarit që u projektua pas ceremonisë së ndarjes së shpërblimit për Polanskin, megjithëse kritikët e bënë këtë gjë për filmin e ri “Carnage”, në të cilin luajnë Kate Winslet, Jodie Foster dhe Christoph Waltz.
Regjisori me prejardhje polake, Roman Polanski, jetoi në Evropë deri në vitin
1978, e pastaj udhëtoi drejt SHBA’ve, pasi që u shpallë fajtor për akuzat për keqtrajtim seksual të një vajze 13-vjeçare. Polanski u arrestua sapo u shfaq Zvicër, në vitin 2009, megjithëse u shpall i pafajshëm pas mbajtjes në arrest shtëpiak.