"Nderoni vellane tim, Tefen"
Shkoder- Artisti grafik, Paulin Palushi, i ka derguar nje leter te hapur disa dite me pare Bashkise dhe Keshillit Bashkiak te Shkodres per vellane e tij, te mirenjohurin Shtjefen Palushi, te thirrur ndryshe edhe me emrin Tefa. Ne kete leter Palushi shprehet se megjithese eshte vellai i Tefes, shkruan si artist e koleg qe e njeh krijimtarine e tij. "Megjithese handikap qe ne moshe te re, kur njerezit me kondicion fizik si te tijin do te kishin shitur cigare ne ndonje kioske te vogel te NTAN-se, ai kontribuoi me artin e tij ne arenen kombetare me shume sukses duke qene numri 1 i karikatures shqiptare. Megjithese autoritetet e artit kombetar i kerkuan disa here qe te vendosej ne Tirane, ai asnjehere nuk e braktisi Shkodren e tij te dashur", shkruan i vellai qe kerkon nderimin e kesaj figure. Duke vene ne dukje shperblimin "0" qe Tefa mori nder vite si mirenjohje pas vdekjes, Paulini ve ne dukje se vellai i tij eshte vleresuar nga Tirana me Urdhrin Naim Frasheri i Klasit te Pare, ku nuk jetoi asnje dite dhe ende nuk eshte vleresuar nga Shkodra, qyteti ku jetoi dhe punoi.
R.Ll.
R.Ll.