Ndërprerje të energjisë në disa zona të Tiranës

Në disa zona të kryeqytetit shqiptar sot do të ketë ndërprerje të energjië elektrike nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14:00.
Mungesë të energjisë elektrike do ketë në Yzberisht, Mzez, Misto Mame, Kodër Kamëz, Valias, Laknas dhe Tapizë.
Sipas drejtorit të njësisë operative për Tiranën pranë OST-së Sali Toçilla shkak i kësaj ndërprerje janë punimet në linjën Kashar –Selitë.