E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Neser rifillon rinumerimi i votave te diskutueshme

Ditet e pushimeve me rastin e Krishtlindjeve dhe ato qe pasojne me kremten e Vitit te Ri duket se e kane shtyre tashme edhe permbylljen e rinumerimit te votave nga 40 per qind e vendvotimeve nje vendim ky qe pasoi shqetesimet e ngritura per parregullsi ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Ne qendren per numerimin e votave e cila pritet qe neser te rifilloje punen thone se jane numeruar 380 nga 760 vendvotimet qe i jane nenshtruar ketij procesi. Derisa vazhdon rinumerimi nuk dihet nese do te kete votime te reja pervec atyre vendvotime per te cilat tashme eshte vendosur te shkohet ne rivotim.

Me 9 janar te vitit qe po vjen do te kete rivotime te plota e te pjesshme ne pese komuna te Kosoves per shkak te parregullsive te shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ne komunen e Decanit ne Kosoven perendimore dhe ne Drenas e Skenderaj ne Kosoven qendrore do te rivotohet ne teresi ndersa pjeserisht ne komunat me te vogla ne Lipjan e Malisheve.

Por derisa priten rivotimet Partia Demokratike e Kosoves e cila sipas rezultateve paraprake eshte fituese e zgjedhjeve ka filluar tashme perpjekjet per krijimin e koalicionit te ardhshem qeverises. Kjo parti tashme edhe zyrtarisht ka diskutuar mundesine e koalicionit me Aleancen Kosova e Re nje parti kjo e cila ne nje koalicion edhe me shtate subjekte te tjera fitoi 7.1 per qind te votave ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Derisa eshte vene ne kerkim te partnereve me te cilet do te qeveriste vendi Partia Demokratike I ka hedhur poshte te gjithe mundesite qe te beje kompromis per postin e kryeministrit post ky qe eshte percaktuar per kryetarin e kesaj partie Hashim Thaci.


Nderkaq zyrtare te Aleances Kosova e Re thone se posti i presidentit te Kosoves eshte nje nga kushtet per te hyre ne koalicion me Partine Demokratike.

Tashme Lidhja Demokratike e Kosoves dhe levizja Vetevendosje kane hedhur poshte cdo mundesi te koalicionit me Partine Demokratike ndersa nje qendrim jo shume te favorshem per kete e ka deklaruar edhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Por Partia Demokratike sipas analisteve duket se do te kete nevoje edhe per kete parti meqe themelimi I qeverise se re nenkupton 61 vota ne Parlament ndersa qendrueshmeria e saj ka nevoje per me shume vota.
Nje qeveri e qendrueshme thone ata eshte me rendesi te vecante per shkak te proceseve qe e presin shtetin e ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›